Peka: Anëtarësimi në NATO është ngjarja më e madhe historike e Shqipërisë pas Shpalljes së Pavarësisë

19:36, 28/03/2024
A+ Aa A-

Avenir Peka i cili ishte pjesë e protestës kundër arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha është shprehur se anëtarësimi në NATO është ngjarja më e madhe historike e Shqipërisë pas Shpalljes së Pavarësisë.

Peka ka theksuar se 15 vite më parë Shqipëria u anëtarësua në NATO nga një njeri që sot është i burgosur politik dhe ata që në 2009 e quanin Nata dhe jo Nato sepse nuk na jep bukë sot vjedhin shpenzimet për festimet e kësaj dite

"15 vite më parë Shqipëria u anëtarësua në NATO nga një njeri që sot është i burgosur politik dhe ata që në 2009 e quanin Nata dhe jo Nato sepse nuk na jep bukë sot vjedhin shpenzimet për festimet e kësaj dite. Sot personi që arriti këtë ngjarje historike e kanë arrestuar.

Kremtimi i përvjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO poshtë ballkonit të atij që e anëtarësojë është hakmarrja me e ndyrë e bllokut dhe bijve të saj është jo vetëm ndaj Berishës por edhe të gjithëve neve.

Ku akt nuk është vetëm një anëtarësim në organizatë ushtarake dhe mbrojtje por rikthimin Shqipërisë në perëndim pas 1500 viteve. 9 shekuj në bizant, 5 shekuj në perandorinë osmane dhe gjysmë shekulli në perandorinë e kuqe.

Shqiptarët u bashkuan në një njësi administrative plot 2 mijë vjet më parë dhe për tu rikthyer edhe njëherë pas 2 mijë viteve  prej NATO-s ku kulmoi me çlirimin e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në këtë aleancë.

Në këtë ditë gjej rastin të nderoj dhe përkujtoj dy persona që fati i të cilëve lidh fatin tonë në NATO. I pari është Feti Vogli heroi i parë dhe i vetëm i Shqipërisë në Nato. Vogli ra në krye të detyrës në Afganistan në emër të lirisë. E dyta është Fidane Çekrezi ku për gati 25 viteve në tavolinën e saj të lënë bosh çdo ditë shtron dhe katër pjata të tjera për fëmijët dhe burrin e saj të vrarë nga forcat pushtuese serbe. NATO nuk mundi të shpëtoj fëmijët e Firdanes por shpëtoi 2 milionë Shqiptarë. Shqiptarët janë sot të lirë prej NATO-s, sot nuk festojmë vetëm anëtarësimin në NATO por edhe bashkimin e Shqipërisë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco