Tubimi qytetar/ Shehu: Berisha në arrest politik, do e lirojmë me rezistencën tonë

19:24, 28/03/2024
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Tritan Shehu, duke folur në ditën e 87 të tubimit qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, tha se regjimi i Edi Ramës po e tjetërson nga dita në ditë këtë vend, por nuk po tjetërson dot njerëzit e lirë që prej muajsh protestojnë kundër burgosjes politike të z. Berisha.

Shehu tha se jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s që ka liderin e opozitës në arrest politik.

“Regjimet janë të papajtueshme me demokracinë, regjimet janë të papajtueshme me NATO-n. Sot fatkeqësisht ne nuk mund të jemi entuziastë, por duhet të jemi njëlloj të vendosur përi ti thënë ndal regjimit, për të luftuar dhe për t’u përballur me regjimin”, tha Shehu.

Ai tha se ne duhet të kthejmë demokracinë dhe vlerat në vendin tonë. “Një partie politike një regjim mund ti bëjë dy gjëra: ti burgosë liderin ose ta nxjerrë partinë të paligjshme. Ne na burgosën liderin, njëlloj si në Rusinë e Putinit”, tha Shehu.

Deputeti demokrat tha se ne me rezistencën dhe vullnetin tonë do ta lirojmë Sali Berishën nga arrestimi politik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco