Gazetari Erl Murati i ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv teksa ka biseduar në lidhje me përfshirjen e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama në trafikun e kokainës me dosjen ‘Xibraka’ u shpreh se kryeministri i detyrohet një shpjegim publik.
Ai tha se nervozimi i kryeministrit Rama teksa ndeshet me akuzat ndaj vëllait të tij tregon qartë një të vërtetë të cilën kryeqeveritari mundohet ta fshehë.
“Kryetari i Partisë Demokratike z.Berisha e ka thënë në mënyrë të përsëritur që në atë kohë kur u godit, në vitin 2014, laboratori i famshëm i Xibrakës ku u kapën rreth 100 kilogram kokainë që ishte i përfshirë vëllai i kryeministrit.
Disa fakte që ka publikuar z.Bardhi që tregojnë se vëllai i kryeministrit ka lëvizur me një makinë e cila ka qënë e përfshirë në lëvizjen e një grupi të organizuar trafikantësh që është marrë me çështjen e kokainës. Ne ndoshta nuk kemi fotografitë që Olsi Rama është aty duke përzjerë materialet kimike në laboratorin e kokainës por denoncimet e sotme të z.Bardhi ngrenë pikëpyetje serioze. Ne pamë një javë më parë nervozizmin e madh dhe të shpjegueshëm të kryeministrit kur u pyet për këtë çështje pikërisht sepse ai në raste të tilla kalon në kundërsulm dhe refuzon të japë transparencë dhe versionin e tij të ngjarjes.
Duhet të kishte një shpjegim nga kryeministri dhe vëllai i tij. Kjo ndodh kudo në vënde të botës ku është i akuzuar publikisht një familiar i një autoriteti publik.”
© SYRI.net