VIDEO/ Këlliçi: '5D', Erion Veliaj, ideatori, arkitekti dhe autori i vjedhjeve në Bashkinë e Tiranës

17:32, 28/03/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, në emisionin ‘Task Force’ në Syri TV tha se drejtorët e Bashkisë së Tiranës, si pjesë e kompanisë ‘5D’ janë kthyer në investitorë të hoteleve luksoze që kushtojnë 15 apo 18 mln euro.

Këlliçi tha se arkitekti i të gjitha vjedhjeve është Erion Veliaj. “Ju mendoni që Erion Veliaj, i cili merr raport çdo ditë edhe për “like” në Facebook nuk di se drejtorët e tij po vjedhin apo që 130 mln euro kanë kaluar në një incinerator fantazëm pa dijeninë e Veliajt, ose është infatil ose është pjesë e bandës”, tha Këlliçi.

Ai tha se Erion Veliaj do të përgjigjet para drejtësisë lidhur me 130 mln eurot në një incinerator fantazëm, që është një aferë e padëgjuar në Europë.

“Ne si opozitë kemi si detyrë të mbrojmë financat publike, ne si opozitë po e ndihmojmë SPAK me dokumente konkrete”, tha Këlliçi.

Ai tha se kurajo që këta kanë për të vjedhur dhe për të mos pyetur asnjë institucion ka bërë habi për shumëkënd.

Këlliçi tha se janë gjetur mesazhe që Erion Veliaj urdhëron drejtorët e tij që të çojnë kaq par ate Carlo Bolino, kaq para te dikush tjetër, dhe kur është zbuluar aplikacioni është parë edhe aplikimi i drejtorëve të Veliajt në atë që sot njihet si dosja “5D”.

Ai tha se Mariglen Qato është kreu i IMT, i cili gjobiste qytetarët për një mur avllie, ndërkohë nuk ka parë 7 katet pa leje në mes të Tiranës të ortakut të Veliajt, Armando Lilo, 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco