Pollo: Hapi i parë i Kosovës drejt KiE, zhvillim shumë pozitiv. Ja si po ndikon Serbia

Pollo: Hapi i parë i Kosovës drejt KiE, zhvillim shumë pozitiv. Ja si po ndikon Serbia

16:43, 28/03/2024
A+ Aa A-

Genc Pollo, ish-deputet i PD-së, e konsideroi si një hap shumë të rëndësishëm hapin e parë të Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Europës.

Në një intervistë për Syri TV, Pollo solli në vëmendje procesin që ndoqi Shqipëria në 1994 deri në anëtarësimin e saj si anëtare të KiE, duke u shprehur se dy gjërat më të rëndësishme janë ligjet për të drejtat e njeriut si dhe të bërit palë me Gjykatën e Strasburgut.

Pollo tha se disa fqinj, si Serbia, këtë hap e shohin si rrezik dhe kërcënojnë.

“Bosnja dhe Mali i Zi shpresoj që kur të vijë vendimmarrja përfudimtare, të votojnë pro. Mendoj se qëndrimi i tyre tregon ndikimin që ka Serbia në politikën e këtyre dy vendeve. Mendoj se është ndikimi i Beogradit te votat e deputetëve të Bosnjes dhe Malit të Zi”, tha Pollo.

Ish-deputeti demokrat i konsideroi si çështje psikologjike deklaratat dhe paralajmërimet e Vuçiç, i cili dramatizon në mënyrë periodike situatat, ndoshta edhe për të tërhequr vëmëndjen.

“Ajo që është serioze dhe që nuk po vlerësohet, si nga Tirana ashtu edhe nga Brukseli, është agresiviteti i ri i Serbisë.

Nëse nënvlerësohet prirja rishikuese për të krijuar botën serbe, prirja për të ndërhyrë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje dhe Malin e Zi, kjo nuk krijon asnjë panoramë të mirë.

 Në tre vitet e fundit ka pasur 3 raste kur udhëheqja serbe ka kërcënuar verbalisht Kosovën, duke dislokuar trupa ushtarake në kufirin me Kosovën.  

Madje kemi analiza të publikuara, që në një nga këto 3 raste u paralajmërua që në një rast ata e kishin seriozisht”, tha Pollo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco