‘NATO, mrekullia e lirisë, e frymëzuar që në fillim të viteve '90 nga opozita, veçanërisht PD’

‘NATO, mrekullia e lirisë, e frymëzuar që në fillim të viteve '90 nga opozita, veçanërisht PD’

13:29, 28/03/2024
A+ Aa A-

Nga fjala e z. Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes, në aktivitetin e organizuar nga PD me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Mediu: “Do të bie disa refleksione. Në planin e së djathtës, mendoj se historia është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe protagoniste e historisë dhe më vjen mirë që po e rregulloni historinë e NATO, që nga një histori që për një kohë Partia Demokratike e bëri vetëm 2007-2009, të paktën kthyet historinë reale që filloi që në vitin 1992 deri me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në vitin 2009 - për të vërtetën e asaj ç’ka duhet, për të vlerësuar veten tonë dhe bërë atë që është më e mira.

Se në 2005-2009 ka qenë Partia Demokratike në qeverisje dhe z. Berisha shprehu disa nga angazhimet, por edhe kolegë të tjerë të qeverisë së asaj kohe.

Në pozicionin tim si politikan dua ta them qartë se për mua anëtarësimi në NATO është mrekullia e lirisë, një liri e frymëzuar që në fillim të viteve 1990 nga forcat e opozitës dhe në mënyrë të veçantë nga PD-ja. Si ish-ministër i Mbrojtjes dua të falënderoj Forcat e Armatosura, burrat dhe gratë me uniformë që kanë kontribuar jo vetëm për reformat në Forcat Armatosura, por që i dhanë kredibilitet dhe nder procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Dua të falënderoj gjithashtu të gjithë ata kryeministra, ministra, politikanë, deputetë që kanë qenë të angazhuar në procesin e anëtarësimit në NATO.

Dua të falenderoj kryeministrin Sali Berisha për lidershipin, por edhe një nga protagonistët, të cilët, në fillimet e qeverisjes sonë në 2005, kanë pasur një rol të veçantë dhe ky është ish-ministri Besnik Mustafaj, i cili foli për të kaluarën duke u treguar modest për kontributin e tij, por ju them se ka qenë një ndër zërat shumë të fuqishëm të diplomacisë shqiptare në atë kohë bashkë me Kuvendin e Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë me Komisionin e Sigurisë të drejtuar në atë kohë nga z. Demi. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco