Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

SYRI TV/ Konstituohet nënkomisioni i ligjeve, në fokus dialogu për ligjet me 3/5

13:14, 28/03/2024
A+ Aa A-

 

Nënkomisioni i dakortësuar mes mazhorancës dhe opozitës, që ka në qendër dialogun për ligjet që kërkojnë shumicë të  cilësuar zhvilloi mbledhjen e parë të konstituimit.

Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri, dy nga anëtarët e Grupit të punës, deklaruan në përfundim të mbledhjes se në fokus do të jetë  arritja e konsensusit për realizimin e reformës zgjedhore.

SYRI TV

Një javë pas arritjes së dakortësisë, mes Opozitës dhe mazhorancës,  për ngritjen e një meaknizmi dialogu për të gjetur konsuses për ligjet me shumicë të cilësuar, nënkomisioni zhvilloi sot, mbledhjen e parë te konstituimit.

Grupi i punës që do dialogojë për të gjetur gjuhën e përbashkët për miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 përbëhet nga 6 anëtare: Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi dhe Erisa Xhaxho nga radhët e opozites ndërsa Partia Socilaiste përfaqesohet nga Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu.

Në përfundim të mbledhjes, Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri paralajmëruan se reforma zgjedhore, do jetë në fokus të punës së këtij nenkomisioni.

Në mbledhjen e parë, u vendos që të dyja palët të  nxjerrin një listë, me ligjet prioritare, të cilat do të hidhen në diskutim, për të gjetur konsesus, para se të shikojnë për miratim, në séance plenare.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco