Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Kryengritja e Kosovës për liri 35 vjet më parë - Kurti publikon pamjet e paharrueshme

Kryengritja e Kosovës për liri 35 vjet më parë - Kurti publikon pamjet e paharrueshme

08:41, 28/03/2024
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot në 35 - vjetorin e tyre, demonstratat e popullit të Kosovës për liri.

"Mes kapitujve të historisë së shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga Serbia pushtuese dhe të rezistencës e kryengritjes së popullit të Kosovës për liri, - shkroi Kurti në Fb, -  sot i kujtojmë demonstratat popullore të vitit 1989, në 35-vjetorin e tyre.

Më 27 dhe 28 mars të vitit 1989, policia e Serbisë i shtypi demonstratat paqësore të shqiptarëve gjithandej Kosovës, ku vetëm gjatë atyre dy ditëve u vranë 25 demonstrues dhe u plagosën 603 të tjerë. Ata po kërkonin të drejtat e tyre politike, duke e kundërshtuar shtypjen politike dhe instalimin e regjimit diskriminues dhe kriminal të Serbisë, që vetëm katër ditë më parë ia kishte suprimuar autonominë Kosovës. Në ditët që i pasuan këto demonstrata, 1200 demonstrues shqiptarë u burgosën pas gjyqesh politike.

Lavdi të rënëve në demonstratat e vitit 1989 mes të rënëve në rrugën e gjatë të popullit të Kosovës për liri!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco