Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

VIDEO-INVESTIGIMI/ Milionat e ‘Judës’ Lulzim Basha

21:31, 27/03/2024
A+ Aa A-

Nga Redaksia e Syri Televizion

Është një politikan që teksa flet për politikë, prodhon rregullisht meme, por me bizneset e veta është shume serioz dhe nuk gabon asnjëherë. Ky politikan është Lulzim Basha, dhe sa here opozita humbet bizneset e tij lulëzojnë.

Sonte do të plugojmë një koincidencë që ka vesin të përsëritet, dhe me zhvillimet e vrullshme të muajve të fundit është faktuar përtej dyshimit të arsyeshëm. Detyra e Plug është të sjelle çdo fakt që disponojmë, fjalën e fundit për Bashën ashtu si dhe për çdo politikan, e keni ju, shikuesit tanë.

Koincidenca e pare do te ndodhte pas fitores se Bashkise se Kryeqytetit. Lulzim Basha, vendos qe një nder aktet e para qe do te ndërmerrte nuk do te kishte te bënte me qytetaret dhe programin elektoral por me një    biznes privat.

Pa ngrohur mire kolltukun e humbur nga Rama, Basha ne një dite te ftohte janari, nëpërmjet kunatit te tij Erion Isufi, themelon një kompani me një emër qe e keni dëgjuar shpesh, Landmark Communications.

Nëse për drejtimin e Bashkise u akuzua dhe nga vete votuesit qe si një arush e kaloi me një gjumë letargjik 4 vjeçar, ne te njëjtën periudhe Landmark nuk flinte kurrë. Basha Kryebashkiak ndoshta ishte i pasuksesshëm, por 6 milion euro faturim për bizneset e Tiranes, nuk mund te quhet dështim për Landmark.

Pas zgjedhjeve te përgjithshme te 2013, Lulzim Basha e gjen veten lider te opozitës dhe sprova e pare e forte politike do te vinte shume shpejt. Qeveria Rama zhytet gati menjëherë ne afera te panumërta, aq sa u duk se nuk do mbijetonte një mandat te pare te plote.

Kriza ashpërsohet dhe me shijen e Shën Valentinit ende te freskët, Lulzim Basha me 18 shkurt fut te gjithë opozitën ne çadre e bulevardit. Nga ai vend do te largohej ne një tjetër date simbolike. 17 majin e 2017-s e kaloi se bashku me Ramën ne një nga dhomat e kryesisë se Kuvendit.

Marrëveshja mbetet seret ende sot.

Pasi doli, u garantoi qytetareve një fitore te madhe. Qeveria teknike, pjese e marrëveshjes, për rastësi, prodhoi rezultatin e kundërt. Rama, këtë here pa koalicionin qe ishte jetik për mandatin e pare, vjen ne qeveri i vetëm. Ndoshta jo pa ndihmën e askujt.

Ndërsa për demokratet dhe qytetaret opozitare, 2017 ishte një vit disfate dhe sakrificash te çuara dëm, bizneset e Lulzim Bashes vazhdonin te Lulëzonin.

Për t’u rikthyer te koincidencat e panumërta, ne vend qe te ishte i shqetësuar për fatet e opozitës dhe te tijin personal, pas disfatës elektorale, duket se Lulzim Basha ka shpenzuar kohen e tij ne fushën e vërtete te talentit qe ka.

Ne dhjetor 2017 pas një pune te gjate vihet ne jete një plan i komplikuar biznesi.

Për disa do te ishte kompania meme, për Lulin ishte kompania kunat ajo qe vazhdonte te korrte te ardhura gjithnjë e me te larta. Mirëpo, një tjetër kompani duket se ne dhjetor 2017 rastësisht rilind këtë here si prodhuese programesh kompjuterike, softëare e te tjera shërbime te ngjashme.

Po flasim për Landmark Techologies. Deri para se opozita te mundej keqazi pavarësisht cadres dhe qeverise teknike, Landmark Tech faturonte qindarka ne krahasim me shpërthimin monetar te simotrës.

Me 11 dhjetor Landmark Technologies, ndryshon objektin e veprimtarisë dhe i përkushtohet teknologjisë. Asgjë e dyshimte deri këtu. Kështu do te kishte qenë sikur të nesërmen me 12 dhjetor 2017 te mos ishte paraqitur për t’u regjistruar ne sportelet e Qendrës Kombëtare te Biznesit një kompani tjetër në pamje të parë pa lidhje me Bashën.

Kompania ne fjale quhet Moveo Albania me pronar Moveo srl me qendër ne Itali.

Viti fiskal 2018 do te ishte fenomal për Landmark Technologies pasi do te 6fishonte faturimin e saj.

Ndërkohe që llogarite bankare fryheshin, opozita iu rikthye protestave. Ajo për traun e Rrugës së Kombit dukej si një kauze që nuk mund të humbej.

Lulzim Bashës i duhej patjetër një fitore politike me një qellim kaq patriotik. Rruga Kombit kishte qene një pike e forte ne rezymenë e Partisë Demokratike.

Protesta e Marsit kishte qene e ashpër dhe i kishte kushtuar opozitës dhe Kukësit disa qytetarë të burgosur. Në 17 shtator, ditën e pare zyrtare te operimit te traut ne Rrugën e Kombit, Lulzim Basha kishte paralajmëruar një proteste ku fjalia ’vetëm mbi trupat tanë’ do te ishte lajtmotiv. Atë ditë, rastësisht, Basha e harroi takimin që kishte lënë me Kuksianet.

Përfituesit e Koncesionit do te ishin Kastrati dhe Salillari. Edhe pse harroi takimin me Kuksianet, Basha kishte shënuar një takim me nje kuksian shume me te rëndësishëm. Të gjithë kompanitë e Lulzim Bashës, por edhe një kompani e mistershme italiane me degë në Shqipëri si Moveo Albania, transferojnë zyrat e tyre ne te njëjtën kohe ne te njëjtin vend. Behet fjale për Hotel Sheraton. Xhevahiri ne kurorën e aseteve te Kastratit. Gjobe? Nder? Leverdi imobiliare? Shitje e kauzës? Çfarë e çoi vërtete çadrën e Bashes ne Sheraton? Me shqetësimin për një akomodim sa me luksoz mbyllet viti 2018 për Lulzim Bashën dhe kompanitë e tij, financiarisht ishte një tjetër rekord monetar.

Viti 2019 nisi me një vendimmarrje qe do te shënonte historinë politike te Shqipërisë me pasoja të rënda dhe afatgjata.

Pas lëvizjesh të ethshme dhe të kundërshtuara unanimisht, me datën 20 shkurt, opozita njofton djegien e mandateve parlamentare. Lulzim Basha justifikon vendimin dramatik me një mbështetje ndërkombëtare që nuk erdhi kurrë.

Gjate fjalimit plot pathos, Lulëzimi u premtoi se do të qëndronte në krah qytetarëve, i barabartë me ta.

Por rastësitë që nuk mbarojnë, flasin pak më ndryshe.

Në datën 21 janar 2019, Xhaferr Isufi, vjehrri i Bashës, blen nga i biri, Erion, 50% të aksioneve të kompanisë Landmark Technologies që deri në ato momente ishte në një ekspansion galopant teknologjik dhe afarist. Shifra me të cilën i biri i shet babait vjehërr, ishte modeste për këtë mamuth të teknologjisë së avancuar te softëareit, vetëm 100 mije euro.

Perse duhej kjo lëvizje kaq e paqarte, ne ato dite vendimtare për fatet e vendit.

Ndoshta përgjigjen e marrim dy jave pas djegies se mandateve.

Në date 6 mars, themelohet një kompani e re që do të provonte rastësitë e deri tanishme. Në QKB regjistrohet Moveo Albania Technologies. Erion Isufi e Xhaferr Isufi dhe Moveo srl, deklarojnë për botën partneritetin e tyre nëpërmjet kompanisë së re. Dyshimi i pashmangshëm është se Xhaferr Isufi do të përfaqësonte rrugën e vetme ligjore dhe pa kosto penale të përfitimit direkt të parave në emër të dhëndrit Lulzim.

Lidhja e këtyre kompanive ka filluar që ditën e parë të ardhjes në Shqipëri të Moveos, nënkontraktori kryesor i së cilës ka qenë për çdo shërbim Landmark Technologies.

Për çfarë duhej krijimi i një entiteti juridik të ri përderisa marrëdhënia financiare po funksiononte për mrekulli?

Përgjigjen për këtë mister do ta zbulojmë pak më tutje gjatë plugimit të Lulzim Bashës.

Në prillin e thatë politik e pa mandate, por me shumë bereqet për Lulzimin, vjen në Shqipëri një kompani gjigante europiane.

Në datën 9, në zyrën ngjitur me vjehrrin dhe kunatin te Sheratoni, themelohet dega shqiptare e gjigantit Italian të lojërave të fatit.

Në datën 11 prill regjistrohet zyrtarisht ‘Sisal shpk’. Aksioner kryesor Sisal s.p.a. Specialiteti i tyre në lëmin e lojërave të fatit, janë bastet online.

E çuditshme ardhja e kesaj kompanie, vetëm pak muaj pasi në Shqipëri ishte miratuar mbyllja totale e çdo lloj forme të bixhozit. A dinte diçka Sisali që ne nuk e dinim?!

Ajo që faktohet në këto momente edhe nga bilancet zyrtare është se gjiganti i lojërave të fatit, është furnitori kryesor me para i bizneseve të Lulzim Bashës.

Është e udhës që të hetojmë edhe deklaratat e Lulzim Bashës për fenomenin e lojërave të fatit dhe luftën publike dhe të nëndheshme që bëhej për kontrollin e një industrie që vlen miliona euro çdo vit.

Pas një fillimi agresiv, ashtu si dhe në kauza te tjera, gjuha e Bashës fillon e zbutet, deri në harresë. Ashtu siç harroi të publikonte faktet tronditëse të bashkëpunimit të Ramës e Fatmir Xhafës me krimin e organizuar për kontrollin e lojërave të fatit.

Pak muaj para se Sisal të vinte në Shqipëri do të ishte dhe fundi i deklaratave të Lulzim Bashës ndaj lojërave të fatit. Me pas, heshtje.

Basha rindez barutin e tij të lagur për zgjedhjet e përgjithshme të 2021. I lumtur që do të kishte një tjetër mundësi të artë për të shkëmbyer pushtet politik me pushtet ekonomik. Humbja e radhës do të ishte edhe me dramatike për fatet e demokracisë dhe vendit. Menjëherë shifrat e shpopullimit marrin përmasa eksodi. Rama merr mandatin e trete, ndërsa Lulzimi shpërblehet për shërbimin e radhës.

Pasi demokratet nuk e pranuan rezultatin e zgjedhjeve, Lulzim Basha beri një shërbim edhe me te madh ndaj Rames. Përçau partinë më të madhe të opozitës duke krijuar një krize që do të zgjaste gati dy vite.

Ndërkohë që shqiptarëve u premtonte një beteje të sapofilluar, kompania Moveo Albania Tech dhe Kunati me vjehrrin, kthejnë paratë e lojërave të fatit, në metra katrorë te kulla më e shtrenjtë e Tiranës.

Marrëveshja e investimit përllogaritet në gati 4 milion euro.

Asprat e Judës nuk do ishin zbuluar për publikun e gjerë po të mos ishte për një denoncim nga ish-bashkëpuntori dhe kreu i grupit parlament të PD-së, Gazment Bardhi.

Gazetari Ermal Rizai u përpoq me këmbëngulje për një përgjigje nga Lulzim Basha, një përgjigje që nuk erdhi në asnjë nga konferencat e shtuara edhe prej krizës politike të kohës.

Më 20 janar ndërron jetë vjehrri i Lulzim Bashës. Kjo humbje familjare do të ishte paradoksalisht edhe një fitore e madhe financiare për Lulzim Bashën. Çelja e trashëgimisë do të çelte për sytë e publikut faktet e skemës për të cilën ishte përdorur emri i Xhaferr Isufit.

Sipas deklaratës së pasurisë të Bashës per vitin 2022, ai ka përfituar 5 apartamente, 5 garazhe, 5 llogari bankare dhe 600 mijë euro cash.

Kjo skeme nuk do të mbaronte me ndarjen nga jeta te vjehrrit. Menjëherë, për të tjera pasuri dhe te tjera afera, vendin e tij do ta zinte vjehrra e Lulzim Bashës.

Në biznesin e lojërave të fatit, aksionet do të përfitohen nga Xhane Isufi. Ndërsa ne një biznes tjetër, në mënyre qesharake të harruar, aksionet janë ndarë në mënyrë të barabarte, e përfituese figuron dhe vetë Aurela Basha.

Ndërkohe qe pasurohej me para, Basha edhe me vulën e marre peng, çon ne shtëpi edhe paratë e demokrateve. Ky shërbim i radhës ndaj Kryeministrit duket se nuk do të kalojë pa u vënë re, në zhvillimet që do të pasonin.

Në një kthesë jo dhe aq të papritur të ngjarjeve.

Qeveria shqiptare deklaron rikthimin e lojërave te fatit. Lulzim Basha sërish heshti për debatin që mbërtheu publikun.

Si do të shpërblehet këtë herë, Juda i demokratëve për mbajtjen peng të opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit? A do të konvertohen Asprat e Judes në një licencë kombëtare për bastet online për kompaninë Sisal?

Ndoshta e fundit nga rastësite, personi që do të firmosë për dhënien e licencave është pikërisht Taulant Balla.

Ministri famëkeq edhe për takimet e fshehta me Bashën pasi muzgu bie.

Lulzim Basha ndoshta dështon në aritmetike, por Juda ka nuhatje biblike për biznes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco