Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

VIDEO/ Berisha: Sot nuk kemi as bibliotekë kombëtare. Pas zjarrit, ajo u përmbyt nga korrupsioni i Erion Veliajt

20:16, 27/03/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha u shpreh pasditen e sotme se Edi Rama dhe Erion Veliajn e kanë lënë kryeqytetin jo vetëm pa Teatër, por edhe pa Bibliotekë.

Berisha tha se dikush, një dorë e zezë, i futi zjarrin Bibliotekës, ndërsa korrupsioni I Erion Veliajt e përmbyti.

“U mbyt biblioteka, që nuk kishte ndodhur kurrë në histori. E mbyti korrupsioni i Erion Veliajt.

Biblioteka ka punonjës të mrekullueshëm, ju them unë ju. Kam kaluar shumë vite të jetës sime në atë bibliotekë pasditeve duke studiuar.

Ka njerëz të përkushtuar, të apasionuar, shërbëtorë të vërtetë të librit dhe lexuesit.  Ajo nuk funksionon më dhe askush nuk flet. I vetmi moment ishte dyllosja, politizimi i saj.  Edhe ajo nga qendër e fuqishme e librit dhe kulturës, është shndërruar në një shtëpi harresë, që nuk flitet më për të”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Miqtë e mi, mos harroni se Edi Rama, Erion Veliaj, nuk kanë lënë kryeqytetin vetëm pa teatër.

Jo, jo. Sot nuk kemi bibliotekë kombëtare. Shkoni pak në bibliotekë.

Aty nuk shërbehet më.

Aty dikush, një dorë e zezë, i futi zjarrin bibliotekës. Donte të digjte bibliotekën e kombit.

Dhe sot e kësaj dite nuk ka një inventar se sa mijëra vëllime, dokumente jetike kombëtare u dogjën nën flakët e zjarrvënësit barbar.

Por nuk mjaftoi zjarri kundër saj.

U mbyt biblioteka, që nuk kishte ndodhur kurrë në histori.

E mbyti korrupsioni i Erion Veliajt.

Biblioteka ka punonjës të mrekullueshëm, ju them unë ju.

Kam kaluar shumë vite të jetës sime në atë bibliotekë pasditeve duke studiuar.

Ka njerëz të përkushtuar, të apasionuar, shërbëtorë të vërtetë të librit dhe lexuesit.

Ajo nuk funksionon më dhe askush nuk flet. I vetmi moment ishte dyllosja, politizimi i saj.

Edhe ajo nga qendër e fuqishme e librit dhe kulturës, është shndërruar në një shtëpi harresë, që nuk flitet më për të.

Që nuk shërbehet më.

Nga qendër e fuqishme e zhvillimit intelektual, ajo sot numëron rrënimet, pasojat e tmerrshme të zjarrit, të përmbytjes.

Për muaj e muaj me radhë, me tharëse flokësh, thanin faqet e librave që i përmbysi Erion Veliaj.

Askush nuk flet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco