VIDEO/ Logu: Gaçi ishte personi që vuri në lëvizje zyrtarët lokalë në Himarë për të përfituar atë pasuri

18:16, 27/03/2024
A+ Aa A-

Juristi Marash Logu, i ftuar në Task Force në SYRI TV, duke komentuar arrestimin e Jorgo Goros, kryebashkiakut të Himarës, tashmë i dorëhequr, rreshtoi dhe disa arsye që vërtetojnë katërcipisht faktin që iniciuesi apo personi që krijoi gjithë këtë skemë nuk ishte as Jogo Goro, dhe as zyrtarët e hipotekës, apo ata zyrtarët e tjerë të bashkisë, por ishte qartazi  Artan Gaçi.

Së pari unë mendoj që analiza që deri tani na ka paraqitur SPAK, vërteton katërcipisht faktin që iniciuesi apo personi që krijoi gjithë këtë skemë nuk ishte as Jogo Goro dhe as zyrtarët e hipotekës apo ata zyrtarët e tjerë të bashkisë, ishte qartazi  Artan Gaçi, pra ky ishte perosni i cili vuri në lëvizje gjithë zyrtarët lokalë në Himarë për të përfituar atë pasuri.

Ka disa fakte që e provojnë qartazi këtë, mjafton të lexohet dosja hetimore.

Për shembull, së pari, personi i cili bëri një procedurë për te regjistruar një AMTP  të vitit 94, nga 94  deri në 2019 sishte kujtuar kurrë për këtë pronë, pra dikush që ka një pronë të vlefshme në vijnë e prë te bregdetit, kaluan 23 vite dhe ai nuk u interesua kurre për këtë pronë.

E dyta ishte pikërisht Artan Gaçi i cili para se të regjistrohej prona , i paguan këstin e parë 30 milionë lekë të vjetra.

Zakonisht askush nuk rrezikon të paguajë këstin e parë për një pronë e cila rezulton akoma e paregjistruar, pra po ja paguan dikujt që nuk e ka cilësinë e pronarit.

E treta, një element po ashut shumë i rëndësishëm, dini ju ndonjë rast tjetër në republikën tonë që të ketë regjistruar në një pronë për 5 ditë?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco