Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Arrestimi i Goros/ Neza: Rama duhet të japë shpjegime që investitorët strategjikë i ka nën hetim ose në burg

17:42, 27/03/2024
A+ Aa A-

Gazetari Sami Neza u shpreh në emisionin Task Force në Syri TV duke komentuar letrën e dorëheqjes së Jorgo Goros, tha se nëse nisemi nga historia e drejtësisë për muajt apo vitet e fundit, kryebashkiaku i arrestuar i Himarës është moment i fundit në këtë histori.

“Kam parë ish-kryebashkiaku është në burg që nuk implikon vetëm atë, por një seri institucionesh, zyrash, madje është i përfshirë edhe një ish-deputet i PS-së, dhe pas tij, një deputete e PS-së, ish-ministre, dhe më pas kemi një vendim Qeverie, që shpall investitor strategjik ish-deputetin, me dokumente të fallsifikuara”, tha Neza.

Ai tha se Qeveria është e detyruar të japë një shpjegim, pasi kemi dy investitorë strategjikë që janë object sekuestrimesh, hetimesh dhe kemi individë që janë në burg.

“Kemi një sistem që majm një përqindje shumë të vogël, përmes mekanizmave nepotikë, korruptivë”, tha Neza.   

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco