SYRI TV/ PS do të vijojë pengmarrjen e Himarës, Balla: Pasuesin e Goros e zgjedh Këshilli

17:05, 27/03/2024
A+ Aa A-

 

Partia Socialise nuk tërhiqet nga mbajtja peng e drejtimit të Bashkisë së Himarës, edhe pse qytetarët votuan që kjo bashki të drejtohet nga kandidati i opozitës Fredi Beleri.

Taulant Balla u shpeh se Këshilli Bashkiak do të vendosi për pasuesin e Jorgo Goros, duke refuzuar që kjo bashki të drejtohet nga një figurë e opozitës siç votuan qytetarët.

SYRI TV

Edhe pse humbi zgjedhjet më 14 Maj, dhe Jorgo Goro u arrestua për abuzimet me pronat në bregdet, Partia Socialiste nuk tërhiqet nga mbajtja peng e Bashkisë së himarës, edhe pse qytetarët zgjodhën për drejtimin e kësaj bashki fredi Belerin, që kandidojë nën siglën e Opozitës së Bashkuar.

Në një dalje për mediat, ministri I brendshëm Taulant Balla, u shpreh se këshilli Bashkiak do të veprojë sipas ligjit, duke konfirmuar zërat se në këtë pozicion pritet të emërohet një prej nënkryetarëve socialist, që ishin krahu i djathtë i Jorgo Goros.

I pyetur mbi skandalin e pronave në bregdet dhe mbrojtjen që Paertia Socialiste po i bën Olta Xhaçkës me mosrespektimin e evndimit të Gjykatës Kushtetuese, Taulant Balla u përpoq ta anashkalonte, me argumetin se si Ministrër I brendshëm nuk mund të flas për aspektin politik

Nënkryetarja Blerina Bala përflitet si pretendentja kryesore për të zëvendësuar Jorgo Goron, ndëkrohë që nga opozita kërkohët që të respektohet vullneti I qytetarëve, dhe drejtimi i Bashkisë së Himarës të zgjidhet siç u përcaktua në zgjedhjet e 14 Majit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco