Burokracitë e BE bllokojnë ‘Planin e Rritjes’, premtimi për 6 mld euro për Ballkanin drejt dështimit

Burokracitë e BE bllokojnë ‘Planin e Rritjes’, premtimi për 6 mld euro për Ballkanin drejt dështimit

17:03, 27/03/2024
A+ Aa A-

‘Plani i rritjes’ prej 6 miliardë eurosh, që Bashkimi Europian premtoi për Ballkanin Perëndimor si stimul për të afruar endet më pranë integrimit të plotë ka ngecur mes burokracive të Brukselit. Rregullat e brendshme të BE-së parashikojnë që për miratimin e këtij plani duhet të arrihet dakordësia mes Këshillit dhe Parlamentit.

Kjo dakordësi, deri më tani mungon. Radio Europa e Lirë thotë se dy institucionet kryesore të unionit janë ndërthurur në bisedime të ethshme dhe nën presionin e kohës për miratimin e këtij plani para fundit të muajit prill, kur Parlamenti Europian mbyll punimet dhe shpërndahet, pasi në fund të majit dhe fillim të qershorit janë zgjedhjet e reja.

Duke cituar burime, Radio Europa e Lirë thotë se qëndrimet janë përafruar, por koha për dakordësi duket e pamjaftueshme sepse ara votimit në parlament, do të duhet që marrëveshja të votohet në komisionet e politikës së jashtme dhe të buxhetit.

Nëse plani dështon të votohet deri atëherë, atëherë votimi do të shtyhet për në parlamentin e ri europian, që do të kërkojë kohë konstituimi, ngritjesh grupesh parlamentare dhe komisionesh. Në një situatë të tillë, nuk parashikohet që BE ta mbajë fjalën e dhënë për 6 miliardë eurot paketë ndihme për Ballkanin Perëndimor para fundit të këtij viti.

Plani i rritjes u trompetua nga udhëheqësit e BE-së edhe gjatë samitit të mbajtur në Tiranë në fund të muajit shkurt. Sipas idesë së BE-së, nga 6 miliardë, 2 miliardë do të jenë grante dhe katër miliardë të tjerë në formën e kredive për gjashtë vendet e rajonit. Fondi do të shpërndahet për secilin vend në bazë të numrit të popullsisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco