SYRITV/ Bardhi takim me raporteren e Shipërisë në PE: Kuvendi s’respekton vendimin e GJK - Çuçi: E infromova për integrimin

15:17, 27/03/2024
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe ai i mazhorancës Bledi Çuçi zhvilluan takim me reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi thekson se e ka eurodeputeten për nevojën që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë në 2025, si dhe për moszbatimin e vendimit të  Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca për mandatimin  e ish Ministres Olta Xhaccka. Ndërsa Çuçi  bën me dije se në takimin me Isabel Santos  ka diskutuar edhe  për platformën e  dialogut për ligjet që duan 3/5 e votave.

Syri tv

Krerët e grupeve Parlamentare të Partisë Demokratike dhe Socialiste zhvilluan këtë të mërkurë takime me reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos. Pas përfundimit të takimit, Gazment Bardhi thekson se në këtë takim e ka informuar eurodeputeten për nevojën që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë në 2025, si dhe për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga ana e mazhorancës socialiste.

E informova për bllokimin 2 vjeçar të Reformës Zgjedhore nga mazhoranca dhe nevojën që ka Shqipëria, si vend kandidat për anëtar të BE, që të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm. Moszbatimi nga Kuvendi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është minim i parimeve të shtetit ligjor dhe akti më brutal antikushtetues i ndodhur në 33 vite. Mazhoranca duhet të heq dorë nga tentativa për të kontrolluar politikisht institucionet e drejtësisë dhe nga çdo përpjekje për të ndërhyrë në punët e organeve të drejtësisë.

Ndërsa Kreu i Grupit Parlamentar të mazhorancën Bledi Çuçi, bën me dije se në takimin me Isabel Santos  ka diskutuar edhe  për platformën e  dialogut për ligjet që duan 3/5 e votave.

Diskutuam për avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë drejt BE-së dhe domosdoshmërinë e ngritjes së rolit të Kuvendit në një nivel tjetër mbikëqyrës të negociatave.

E informova për platformën e re të dialogut politik me opozitën brenda Komisionit të Ligjeve si një mekanizëm për të diskutuar për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Në seancën e shkuar plenare, opozita iu rikthye normalitetit, pas tërheqjes së mazhorancës socialite për komisionet hetimore, dhe për reformën zgjedhore, e cila do 84 vota që të miratohet në Parlament.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco