11 vitë që flet për arsimin profesional, dështimi spektakolar dhe gënjeshtra e përsëritur e Ramës

11 vitë që flet për arsimin profesional, dështimi spektakolar dhe gënjeshtra e përsëritur e Ramës

21:58, 26/03/2024
A+ Aa A-

Kur erdhi në pushtet, këtu e 11 vite më parë, Edi Rama bëri refren një frazë, “punë ka, po s’ka profesionistë’.

Dhe nga viti 2016 e nisi një aksion të madh gjoja për investime në arsimin profesional, medemek nxjerrjen e profesionistëve për nevojat e tregut të punës.

Kanë kaluar 11 vite në pushtet, Edi Rama nuk ka bërë kurrë një bilanc për të treguar efektivitetin e shkollave profesionale që proklamoi me aq bujë. Jo sepse s’di të shesë punën e tij, pasi për këtë pjesë është i ngjashëm me një xhambaz që të shet gomarin për kalë sy ndër sy, por sepse nuk ka bërë asgjë, përveçse shkatërrimit të arsimit.

Kanë kaluar 11 vite në pushtet, Edi Rama është ende me të njëjtën frazë në goje, identike, vetëm se është më i thinjur dhe nuk skuqet më kur mashtron.

Edi Rama thoshte se në Shqipëri ka vende pune, deklarata e vitit 2016, por mungojnë profesionistët dhe zanatçinjtë, që t’i përgjigjen kërkesave të tregut. Sipas Ramës, si rezultat i pabesisë së qeverisë së kaluar, fëmijët shqiptarë kanë mbetur me një diplomë në dorë, që nuk ka asnjë vlerë.

Deklaratë e viti 2016:

“Vende pune ka, nevoja për punë ka, por nuk ka profesionistë e zanatçinj që t’i përgjigjen nevojave, sepse në këtë sipërmarrje nevojës për tornitor, axhustatorë, montues panelesh etj nuk i përgjigjen të papunë që s’kanë haberin nga zanati apo që kanë diplomë për jurist. Më ka ardhur shumë zor kur kam parë një profesor mendimtar i shquar i cili e kishte shqyer gojën deri në atë pikë sa të thoshte se c’jemi ne që u kërkojmë shqiptarëve të kenë zanate apo të punësohen cirakë të privati ndërkohë që kanë diploma”. Kjo është rezultat i një pabesie të pashoqe që u është bërë prindërve në radhë të parë, dhe fëmijëve në radhë të dytë që ju hapën pa asnjë lloj pengese sinjalistike, autostradat e shpejtësisë së lartë dhe në fund mbeti në dorë, në të shumtën e herës një diplome që s’ka asnjë vlerë.”- deklaronte kryeministri Rama 11 vite më pare.

Sot, në vitin 2024, Edi Rama thotë po të njëjtat fjalë, vetëm se është ai kryeministri. Është ai përgjegjësi i shkatërrimit të arsimit si kurrë më parë, për këtë mjafton t’i referohesh të gjithë treguesve që bëjnë matjen e cilësisë së arsimit në një vend, sa për shembull, po përmendim testin PISA, i cili e rendit Shqipërinë ndër vendet me arsimin më të keq në Europë.

Le të kthehemi pak në të shkuarën, 11 vite më parë të rinjtë shqiptarë nuk emigronin masivisht si sot. Njeriu që u premtoi prosperitet në sektorin e arsimit e rrënoi arsimin me një reform politike, të pastudiuar dhe qorre. E vetmja gjë që ka bërë për arsimin në 11 vite është politizimi i tejskajshëm shkollës, futja e sistemit të patronazhimit në çdo qelizë e nivel të arsimit dhe përdorimi i mësuesve për të gjurmuar nxënësit e familjet e tyre për vota për rilindjen.

Nëse do krahasoni fjalën e Ramës në kohën kur sapo erdhi në pushtet, me fjalën e tij sot pas 11 vitesh në pushtet, duket qartë që ka bërë vetëm ndërrimin e datës së fjalimit, ndërsa përmbajtja, problematika janë të njëjta.

Deklarata e Ramës 2024:

“Tregu ka nevojë për zanatçinj, që tregu të mos jetë me vende të lira pune, që ngelen bosh. Ngelen bosh për shkak të mungesës së aftësive për punë të caktuara e jo nga mospagesa nga sipërmarrësit. Industria e turizmit po rritet me shpejtësi tepër të madhe. Duhet të vlerësojmë kapitalin njerëzor.

Nuk kemi mungesë njerëzish, por kualifikimesh. Mali i Zi ka pasur diferencë pagash me vendet e tjera të rajonit, diferenca është më e vogël tani, por sërish është e konsiderueshme. Kjo ndodh sepse Mali i Zi ka arritur të krijojë një industri të turizmit me reputacion të mirënjohur në botë. Shqipëria i ka të gjitha shanset që të zhvillojë akoma më shumë turizmin.”, - thotë Rama ende.

Sot Shqipëria, e cila sundohet prej 11 vitesh nga Edi Rama, jo vetëm që nuk ka shkolla profesionale efektive, jo vetëm që nuk ka profesionistë në treg, por Edi Rama, personalisht, me politikat e tij, ka përzënë nga vendi mbi një milionë njerëz, si kurrë më përë në 33 vite demokraci.

Ai ia ka dalë të përzerë nga vendi masivisht njerëz me profesion dhe njerëz të shtresës së mesme.

Është i vetmi kryeministër në Europë që flet prej 11 vitesh për arsim profesional dhe paralelisht ka një axhendë të qartë për shpopullimin e shtetit që drejton. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco