Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

VIDEO/ Vokshi: Janë mbi 200 mln euro abuzime në dy konçensionet në shëndetësi, hetimi do e zbardhë

21:19, 26/03/2024
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, e cila po drejton komisionin hetimor parlamentar për koncensionet në shëndetësi tha në emisionin “A Show” në Syri Tv, tha se hetimi parlamentar është një e drejtë kushtetuese.

“Nuk na kanë dhënë lëmoshë, nuk kishte pse të ishte pjesë e marrëveshjes, pasi ngritja e Komisioneve Hetimore është e drejtë Kushtetuese, sikundër është e drejtë e deputetëve të opozitës që të zgjedhë kreun e grupit parlamentar. Po kështu na impononin se kush duhej të ishte bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, ndërkohë që ne propozuam Oerd Bylykbashin”, tha Vokshi.

Deputetja demokrate tha se rikthimi në normalitet nuk do të thotë që nëse na cënohen të drejtat kushtetuese ne nuk do të reagojmë, ndoshta edhe më ashpër në Kuvend, se ato protestat që kemi zhvilluar.

Lidhur me komisionin hetimor, Vokshi tha se ai është një instrument shumë i rëndësishëm në duart e opozitës.

“Një pjesë e madhe e kolegëve socialistë janë bërë si plastelinë, i ka vendosur në rrjesht Edi Rama. Ne do të vazhdojmë luftën derisa të na plotësohen të gjitha kërkesat. Edi Rama në mënyrë të njëanshme ndryshoi ligjin për Komisionet Hetimore, duke vendosur pengesa. Kanë vendosur filtra, që nëse nuk voton mazhoranca, ne prsh nuk mund të marrim informacione apo dokumente. Kanë hartuar një ligj për të na penguar në çdo hap”, tha Vokshi.

Vokshi tha se dy koncensionet ai i check up dhe sterilizimi shkojnë në mbi 100 mln euro secili, kjo për shkak të fryrjes së kostove.

“Ilir Beqaj ka vendosur firmën kudo, në komisionin e dhënies së tenderit ka vënë kushëririn e tij të parë, ka firmosur në çdo hap.

Ogerta Manastirliu nuk është hetuar ashstu siç duhet nga SPAK, por të gjitha janë bërë me miratimin apo me urdhërin e Edi Ramës. Ai e ka mbrojtur sterilizimin, duke e ditur sa abuziv që ishte ky koncension. Janë dy konçensioni që vlejnë mbi 200 mln euro, që mund të bëheshin te publiku, nëse do të investohej. Janë 200 mln euro para të abuzuara, që mund të shkonin për kurat e ilaçet që qytetarët nuk i marrin, për spitale modern, për rritje pagash e pensionesh”, tha Vokshi. Ajo tha se në listën e dëshmitarëve është që nga Edi Rama dhe vijon me të tjerë zyrtarë.

"Ne nuk bëjmë hetim penal, nuk kemi asnjë konkurencë me SPAK, pavarësisht se nga socialistët mund të përdoret kjo gjë, meqë SPAK po e heton një prej koncensioneve", tha Vokshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco