Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Shehu: Është krijuar monopol i privatit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Shehu: Është krijuar monopol i privatit

16:16, 26/03/2024
A+ Aa A-

Deputeti Tritan Shehu, në një intervistë në News 24, komentoi Komisionin Hetimor për Shëndetësinë.

Shehu theksoi se në Shqipëri është krijuar monopol i privatit në shëndetësi. Ai shtoi se Chek Up ka qenë i shtrenjtë dhe nuk ka rentabilitetin e duhur kimik.

“Laboratori nuk mund t’i jepet spitalit privat, siç ndodh në Shqipëri. Këto janë eksperimente të dështuara. Është krijuar një monopol i privatit, gjë që është e palejueshme në vendet e Europës, bie ndesh edhe me ligjin kundër monopolit. Kështu shkatërrohet konkurrenca dhe zhvillimi, por shkatërron edhe uljen e kostos. Chek Up për mua është investim shumë i madh dhe pa rentabilitet kimik.

Nuk kemi asnjë përfundim shkencor në vendin tonë për shumë çështje të rëndësishme për shëndetësinë. Mjekët e paguar nga shteti janë vënë në dispozicion të Chek Up. Është përdorur mënyrë e dhunshme për të siguruar pacientët për të bërë Chek Upin. Është shpenzim gjigand, sa edhe me çerekun e investimeve që janë bërë, do bënim shumë më mirë. Është rritur në mënyrë artificiale numri i pacientëve që bëjnë Chek Up”, deklaroi Shehu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco