SYRI TV/ Rama nuk heq dorë nga Integrimi me përkthim, rishpall tenderin për Inteligjencë Artificiale

15:02, 26/03/2024
A+ Aa A-

 

Pas dështimit të tenderit të parë 2.5 mln euro per perkthimin me Inteligjencë artidiciale të akteve të BE, AKSHI ka rishpallur një tender të ri me të njëjtën procedurë dhe fond limit.

Institucioni i drejtuar nga Mirlinda Karçanaj, ka shpallur tenderin me porosi të vecantë nga kryeministri Rama i cili  nuk heq dorë nga Integrimi me përkthim.

SYRI TV

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, është gjendur në pozitë të vështirë një muaj më parë, kur i dështoi tenderi me vlerë 2.5 milionë euro për përkthimin me Inteligjencë Artificiale të akteve të Bashkimit Europian.Institucioni i drejtuar nga Mirlinda Karçanaj mori porosi të veçantë nga kryeministri Edi Rama për të krijuar mundësitë e një sistemi që të përkthente automatikisht dokumentat e Brukselit.

Nuk ishte thjeshtë një trill teknologjik i Ramës, por një përpjekje për të mbuluar me Inteligjencë Artificiale dështimin 10-vjeçar të qeverisjes së tij për të hedhur hapa integruese drejt Bashkimit Europian.

Tentativa e parë e tenderit “Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin e Transpozimit të Aqcuis për Integrimin Evropian”, me fond limit 280 milionë lekë të reja ose pak më shume se 2.5 milionë euro, dështoi për shkak të mungesës së ofertave.S ë fundmi, AKSHI e ka rishpallur sërish të njëjtën procedurë, me të njëjtin fond limit.

Tenderi pritet të zhvillohet në Maj të këtij viti.Sipas kryeministrit Rama, procesi i transpozimit të akteve për integrimin europian do të shmangë angazhimin e një armate përkthyesish për mijëra dokumenta.

Ajo që la të kuptohet Rama në një takim në Dhjetor të vitit të kaluar kur fliste për Integrimin me anë të përkthimit, ishte shumë e thjeshtë, por edhe e pabesueshme.

Sipas tij, pas përkthimit të dokumentave të Brukselit, Shqipëria do të bëhej gati për të hedhur hapa të rëndësishëm në rrugën drejt Unionit.

Kryeministri e thjeshtoi në maksimum procesin e integrimit vetëm tek përkthimi, duke anashkaluar faktin se kriteret thelbësore që kërkohen nga qeveria e tij janë forcimi i shtetit ligjor, lufta kundër korrupsionit, zgjedhje të lira e të ndershme dhe forcimi i klimës së biznesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco