SYRI TV/ Erozioni nga Vjosa, rrezikojnë 30 banesa, banorët i kërkojnë ndihmë qeverisë

SYRI TV/ Erozioni nga Vjosa, rrezikojnë 30 banesa, banorët i kërkojnë ndihmë qeverisë

14:58, 26/03/2024
A+ Aa A-

Rrjedha e lumit Vjosa rrezikon që të shemb 30 banesa në fshatin Kashisht të Fierit. Erozioni deri më tani ka zhdukur disa hektarë tokë dhe po vijon ende. Për këtë arsye banorët kërkojnë marrjen e masave nga institucionet përkatëse për nderimin e panele cilësore për të ndalur gërryerjen e lumit. Gjithashtu banorët shprehen të zhgënjyer, pasi theksojnë se sa herë që janë përmbytur nuk kanë marrë dëmshpërblim nga qeveria.

SYRI TV

Përveç se ka zhdukur disa hektarë tokë, erozioni i lumit Vjosë rrezikon dhe shembjen e  30 banesa nga 130 që ka fshati Kashisht. Banorët shprehen se në këtë situatë të cilët ndodhen qeveria duhet të ndërhyje  duke ndërtuar panele cilësore që të mos dëmtohen nga rrjedha e lumit.

Nga ana e tij administratori i njësisë administrative Dashnor Troka ka pohuar se janë në dijeni të erozionit dhe kanë njoftuar ministrinë që të marrë masa.

Banorët e fshatit Kashisht pohuan se problemin e kanë ngritur si në njësi administrative ashtu edhe ne bashki por nuk shpresojnë tek investimi sikundër nuk kanë marr asnjëherë dëmshpërblime sa herë kamë ndodhur përmbytje e tokave bujqësore me prodhim në këtë zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco