‘Goro thjesht ka zbatuar urdhërat e eprores’, Balliu: Xhaçka Gate, simbol i pandeshkueshmerisë

‘Goro thjesht ka zbatuar urdhërat e eprores’, Balliu: Xhaçka Gate, simbol i pandeshkueshmerisë

13:08, 26/03/2024
A+ Aa A-

Kordinatori Rajonit të Tiranës për Partinë Demokratike, Klevis Balliu deklaron se Xhaçka është prova më e qartë e mungesës së drejtesisë në Shqipëri

Sipas Balliut, Goro thjesht ka zbatuar urdhërat e eprores, në këtë rast të ministres dhe me gjerë

Lexoni mesazhin e plotë

Xhaçka Gate simbol i pandeshkueshmerise !

Olta Xhaçka dhe burri i saj jane simboli i konfliktit te interesit, vjedhjes se prones dhe mungeses se drejtesise te pavarur dhe te barabarte.

Burri i Olta Xhackes eshte shpallur investitor strategjik me votat e kabinetit, pjese e te cilit ishte edhe vajza e Natashes, qe ketu mbaron ceshtja, e qarte per gjithkend.

Se dyti, tjetersimi i pronave  nuk eshte bere nga deshira apo dashuria e Goros i cili shume mire qe eshte arrestuar sepse eshte pjese e aferes, por Goro e ka bere sepse ministria Xhacka e ka urdheruar, instruktuar, qe Himaren e do per burrin e vet.

Te arrestosh gjithe Himaren qe te mos arrestosh Olten, kjo nuk eshte drejtesi.

Olta Xhacka dhe burri i saj duhet te ishin sot para drejtesise, nderkohe ato gajasen te dehur nga luksi qe i kane tjetersuar Himares.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco