Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

‘Foto me Juri Kim, raportet me qeverinë Rama dhe Soros’/ Ja si u përgjigj Adriatik Lapaj në KAFE SHQETO

‘Foto me Juri Kim, raportet me qeverinë Rama dhe Soros’/ Ja si u përgjigj Adriatik Lapaj në KAFE SHQETO

10:41, 26/03/2024
A+ Aa A-

Drejtues i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ka folur për projektin politik, qëndrimet në raport me qeverinë Rama, marrëdhënia me ish-ambasadoren e ShBA-së, Juri Kim, si dhe lidhja e tij me fondacionin Soros në Shqipëri.

Ja si u përgjigj Adriatik Lapaj në KAFE SHQETO me Flavio Qarrin.

Pjesë nga intervista:

Qarri: Je me Ramën, je kundër Ramës, je me Berishën, je kunër Berishës? Je për ndryshim qeverie? Cila është filozofia e lëvizjes suaj?

Lapaj: Unë mendoj se qeveria Rama është më e keqja e tranzicionit shqiptar. Kjo është bindja ime. Asnjë qeverisje në tranzicionin shqiptar, pas viteve 2000 nuk e ka pasur pushtetin siç e ka kjo qeveri, e vetme, totale dhe që mund të bënte reforma reale. Kush e pengon sot qeverinë Rama të bëjë reforma realisht cilësore? S’ka, qeveris e vetme! Ndryshe është kur ti qeveris në koalicion ku mund të kushtëzojë partneri në koalicion, por kur ti e ke vetëm qeverinë dhe populli të ka dhënë timonin siç e kërkove dhe ti fillon i përdor për ti dhënë prona me një firmë X partneri tënd qeverisës, apo X biznesmeni të madh se kjo fjala oligark në Shqipëri pak...me të cilin ke interesa se të bën vota ose janë paratë e tua në atë biznes, këtu kemi një problem të madh dhe kjo është thyerja e madhe që unë kam me pushtetin.

Kanë 30 vite këtu ish-pronarët që nuk marrin dot pronat dhe vjen X biznesmen dhe merr 300 hektarë në anë të detit me një firmë.

Në këtë kuptim unë them paska prona Shqipëria, mund tu jepeshin pronarëve.

Për sa kohë kjo qeveri i ka të gjitha pushtetet dhe nuk po ndërmerr hapa për ta demokratizuar shoqërinë tonë dhe për ta bërë më të mirë, por ngelet në fasada dhe në bojë të jashtme dhe në manipulim publik përmes kanaleve të veta të kontrollit të informacionit, mua kjo më duket një nga maskarallëqet më të mëdha që i ka ndodhur popullit tonë në këto 30 vite.

Qarri: Është një foto e juaj me Juri Kim! Njëra më famkeqe që ishte një përqafim në pedonale. Sjellja dhe qëndrimi që ka pasur zonja Kim ndaj liderit të opozitës zoti Berisha, një pjesë e elektoratit dhe e mbështetësve të së djathtës kanë qënë të shpejtë në akuzat ndaj jush. A mendoni se ju ka krijuar një kosto politike ajo miqësi me zonjën Kim?

Lapaj: Unë në hapat që hedh në jetë nuk ndalem fare të mendoj se çfarë mendon dikush...

Qarri: Edhe populist edhe moskokëçarës, nuk mund të jesh?

Lapaj: Unë e kam hedhur vetë atë foto. E vërteta është përfqësuesit e ShBA-së në Shqipëri unë i konsideroj si institucion dhe jo si individ. Nuk merrem fare kush është, mjafton që është përfaqësues i kombit që saherë vendi jonë ka pasur nevojë ka qënë këtu.

Të siguroj që zoti Berisha sikur sot ta ftonin do të dilte me çdo përfaqësues të ShBA në foto. Dhe unë e kam krenari shumë të madhe që kam dalë foto dhe vazhdoj dal foto me përfaqësues të shtetit që...Është kombi që na krijuar hapësirën për të shkuar në NATO...

Qarri: Po flasim për zonjën Kim që e ka tejkaluar hapësirën e ambasadorit dhe institucionit dhe ka arritur në futje duarsh direkte, kaq e dimë?

Lapaj: Unë nuk jam nga ata që hedhin gurin dhe fshejnë dorën, i qëndroj asaj që them me çdo lloj kosto. Unë e kam kënaqësi të jem në krah të përfaqësuesve më demokratik të botës.

Qarri: Për momentin politik që u publikua ajo foto, ka qënë një moment shumë i tensionuar dhe zonja Kim doli dhe tha që kush voton të djathtën në zgjedhje do hajë barë, nuk ishte një moment shumë simpatik i Amerikës demokratike.

Lapaj: Unë e shoh ndryshe, që raportet mes shqiptarëve dhe ShBA-ve nuk duhet të kushtëzohen nga asnjë individ, as nga Adriatik Lapaj. Secili e bën betejën e vetë publike apo juridike në sfera përkatëse. Foto ime nuk lidhet me karshillëkun ndaj dikujt por me raportin që unë kam me kombin e lirisë.

Qarri: Ka në prapskenë apo paraskenë marrëdhënie në të shkuarën në të ardhmen në të tashmen me Aleks Sorros?

Lapaj: Zero lidhje me Xhorxh Sorros, zero lidhje me Aleks Sorros. Zero lidhje financiare me zotërinë në fjalë. Edhe sikur të dua unë nuk më kanë ata fare se kanë linjat e veta. Kanë këtë që është në pushtet 25 vite, kanë këtë që është në krye të bashkisë...Ata që janë bij politik të tij e thonë me krenari. Unë them që me këta zotërinj nuk kam lidhje as politike as financiare. Unë si avokat, kam përfaqësuar klientë në 500 e kusur çështje...Marrëdhënia me fondacioni në fjalë ka qënë kur e kam pasur marrëdhënie profesionale...Kam punuar si avokat dhe kam përfaqësuar çështje gjyqësore për shoqata të ndryshme, për pronarë.../ A. Zeneli/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco