Tubimi qytetar/ Edith Harxhi: Berisha, qëndrestari nr 1 në Shqipëri, synimi ynë lirimi nga arresti politik

19:26, 25/03/2024
A+ Aa A-

Edith Harxhi, anëtare e Kryesisë së PD-së, duke marrë fjalën në ditën e 84 të tubimit qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, tha se ky është një revolucion i vërtetë, ku po mblidhen më tepër njerëz dhe më tepër folës çdo ditë.

“Doktor Berisha është qëndrestari nr 1 i Shqipërisë, njeriu që ka sfiduar më së miri që prej vitit 1990 sistemin komunist në Shqipëri”, tha Harxhi.

Ajo u shpreh se zoti Berisha është lideri që ka sfiduar sistemin.

“Synimi ynë kryesor është lirimi i kryetarit të PD-së, liderit të opozitës, nga arresti politik”, tha Harxhi.

Sipas saj, kjo sfidë që na bëhet sot, është një sulm i përgatitur prej vitit 2013, nga Edi Rama dhe klanet e Xhorxh Soros, por ne do ta mposhtim.

“Është protesta e vetme në Europë që kërkon lirimin nga arresti politik të një lideri të djathtë dhe kjo ndodh pa asnjë provë e fakt, duke injoruar vullnetin e mbi 600 mijë shqiptarëve që votojnë prej vitesh PD-së”, tha Harxhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco