Arrestimi i Goros/ Bushkolaj: Artan Gaci pagoi para për tokën me dokumenta të falsifikuar që në vitin 2019

17:42, 25/03/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të hedhur dritë mbi arrestimin dhe detajet e reja të dalë nga hetimi i SPAK për ish kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro ishte gazetari Elkier Bushkolaj.

Bushkolaj është shprehur se E gjitha kjo prona është marrë si pasojë e falsifikimit të dokumentave që nis në vitin 1994 ku është falsifikuar zona kadastrale dhe rezulton se e gjithë procedura për dërgimin në zyrën e regjistrimit të pasurive e ka marrë përsipër bashkia e Himarës më urdhër të Jorgo Goros

"Dosja e SPAK e plotësuar dhe me miratimin e statusit të investitor strategjik të Artan Gaçit plotëson tabakon e të gjithë historisë. Stavri Mhilli trashëgimtari i një prone rreth 1 mijë metra katror ka përfituar në mënyrë të paligjshme një pronë rreth 5000 metra katrorë e cila është shitur te Artan Gaci me një shifër rreth 126 milionë lekë të reja.

E gjitha kjo prona është marrë si pasojë e falsifikimit të dokumentave që nis në vitin 1994 ku është falsifikuar zona kadastrale dhe rezulton se e gjithë procedura për dërgimin në zyrën e regjistrimit të pasurive e ka marrë përsipër bashkia e Himarës më urdhër të Jorgo Goros. Është ai që ka dërgua të gjitha shkresat në ZRPP të Vlorës që të regjistrohet prona.

U desh që të bëhej kallëzimi nga Fredi Bleri i arrestuar që dokumentat ishin të falsifikuara. Kadastra e Vlorës është një zyrë që ndërrohen drejtuesit çdo muaj e ka regjistruar pronën brenda 5 ditëve dhe më pas gati brenda 10 ditëve i është shitur prona Artan Gaçit.

SPAK ka verifikuar se një pjesë e kësaj shume prej 30 milionë lekësh është paguar që në vitin 2019 përpara se prona të ishte përfituar nga Stavri Mhilli."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco