Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Zgjidhen kryetarët e rinj të 10 degëve të PD Në foto, njeri nga fituesit, z. Resmi Shanaj, kryetar i degës së Partisë Demokratike në Mallakastër

Zgjidhen kryetarët e rinj të 10 degëve të PD

08:39, 25/03/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka zgjedhur me anë të votimit, kryetarët e rinj të dhjetë degëve të saj, si në Mallakastër, Devoll, Bulqizë, Kukës etj.

Në njoftim thuhet zgjedhjet për kryetar degësh në datat 23 dhe 24 mars 2024 u zhvilluan bazuar në dy vendime: Vendimin nr. 3 të datës 26 shkurt 2024 të Kryesisë së PDSH dhe në vendimin nr. 4 të datës 28 shkurt 2024 të Komisionit për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale.

Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00 në datat përkatëse.

Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura pranë KOKOE nga Komisionet e Votimit dhe Numurimit, fitues në garën për "kryetar" sipas degëve, u shpallën si më poshtë vijon:

PD dega Mallakastër, z. Resmi Bilbil Shanaj me 82% të votave

PD dega Devoll, z. Elvis Jani Hajdërlli me 74% të votave

PD dega Poliçan, z. Behar Veli Xhaferaj me 63% të votave

PD dega Peqin, z. Mustafa Zylyf Pashja me 88% të votave

PD dega Shijak, z. Denis Lutfi Duka me 53% të votave

PD dega Bulqizë, z. Shaqir Mislaf Manjani me 78% të votave

PD degaTropojë, z. Bardhyl Sahit Hoxhaj me 71% të votave

PD dega Kukës, z. Rrahman Shefqet Dema me 58% të votave

PD dega Kuçovë, z. Nevjan Pasho, me 94% të votave

PD dega Mirditë, z. Aleksandër Lala, me 85% të votave

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të PD i falenderoi të gjithë anëtarët që u bënë pjesë aktive e procesit të votimit për zgjedhjen me parimin |një anëtar një votë" të kryetarëve të degëve të tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco