Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, nënkryetar i PD-së, tha se me socialistët ka dialog dhe jo marrëveshje.
Sipas tij, marrëveshje ka kur shtrëngohen duart dhe hidhen firma, që sipas tij, këto nuk kanë ndodhur.
“Në 22 vitet e fundit kam qenë në pjesën dërrmuese të negocimeve. Është zgjedhur një mekanizëm që është përdorur dhe herë tjetër. Nuk besoj se çështja shtrohet se përmes kësaj negociate njohu PS kreun e grupit parlamentar. Ai është vendim që e marrim ne. Nuk ka asnjë diskutim, grupi parlamentar është ai që imponon qëndrimin e opozitës në lidhje me këtë”, tha Bylykbashi në “Open”.
Në vijim ai shprehet se marrëveshje quhet kur shtrëngohet dora, ose firmoset diçka.
© SYRI.net