Lajmi i fundit

Vendimi/ Reagon kryetari i PD, Sali Berisha: Sot fitoi demokracia, qëllimi ynë i përbashkët, rikthimi i shpresës tek shqiptarët

Berisha: Jetike përmbysja e diktaturës, gati për sakrificat më të mëdha

Berisha: Jetike përmbysja e diktaturës, gati për sakrificat më të mëdha

18:45, 10/03/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, u shpreh pasditen e së dielës, se  demokratët janë të gatshëm të bëjnë sakrifica për të larguar këtë të keqe të madhe që po nxin të ardhmen e shqiptarëve, që po shkreton vendin si në asnjë luftë dhe pushtim më parë.

Berisha uroi besimtarët muslimanë shqiptarë për agjerimin në muajin e madhërueshëm të Ramazanit. “Nga zemra ju uroj që i madhi Zot të pranojë sakrificën tuaj për veten, familjen dhe vendin”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri deklaroi se sakrifica është mjeti që afron njeriun me Zotin, njeriun me të vërtetën, është mjeti që njeriu ka realizuar ëndrat më të bukura.

“Ky muaj frymëzon demokratët kudo që janë për përmbysjen e regjimit, për largimin e kësaj të keqeje të madhe”, u shpreh Berisha.

Kreu demokrat tha se kthesa e madhe që kërkohet nga ne është jetike për përmbysjen e diktaturës së dytë, diktaturës që bazohet në aleancën e pushtetit me krimin, bandat e tij, vjedhjen e qytetarëve shqiptarë dhe drogën. Berisha tha se kjo betejë është jetike dhe vendimtare dhe kërkon nga ne sakrifica për të cilat ne do të jemi të gatshëm t’i bëjmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco