Xhaferri: 'Non Grata' e Berishës, Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë ngre alarmin për një vendim antiligjor

Xhaferri: 'Non Grata' e Berishës, Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë ngre alarmin për një vendim antiligjor

16:46, 09/03/2024
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pas deklaratës së Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë sa i përket sanksionimit të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Xhaferri është shprehur se raportet me SHBA janë minuar nga një person i vetëm, Edi Rama, që me Amerikën u soll si të ishte lideri i Koresë së Veriut, apo i ndonjë ish Republike Sovjetike.

Postimi:

Prej së paku tre vitesh Sali Berisha dhe të gjithë eksponentët e së djathtës e kanë kontestuar vendimin e DASH për shpalljen “Non Grata” të liderit opozitës, pikërisht për shkakun se nuk u paraqit asnjë provë bindëse, pasi vendimi ishte marrë mbi raportime mediash dhe gazetarësh që janë nën ombrellën financiare të SOROS.

Ky konstatim i yni është legjitimuar së fundmi edhe nga Këshilli i Ambasadoreve Amerikanë, që pas një misioni faktmbledhës në Shqipëri, ka dalë në përfundimin se ky vendim është marrë pa asnjë provë, duke vënë në pikëpyetje edhe traditën amerikane të procesit të rregullt të sanksionimeve, e madje ngre edhe dyshime se ka qenë një veprim i pajustifikuar dhe antiligjor.

Me herët këtë shqetësim e kanë ngritur edhe kongresmenë të ndryshëm amerikanë, ndërkohë që procesi për shpalljen “Non Grata” ka përkuar me kohën, kur Kryeministri Edi Rama me sekserët e tij korruptuan zyrtarin e lartë të FBI Charles McGonigal, për të asgjësuar opozitën shqiptare, akte për të cilat McGonigal është dënuar nga drejtësia amerikane.

Sali Berisha është lideri që ka shembur muret e regjimit komunist, në krah të tij Presidenti Bush njoftoi pavarësinë e Kosovës, liberalizoi vizat dhe bërë Shqipërinë pjesë të NATO-s.

Raportet me SHBA janë minuar nga një person i vetëm, Edi Rama, që me Amerikën u soll si të ishte lideri i Koresë së Veriut, apo i ndonjë ish Republike Sovjetike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco