Pse publikimi i raportit faktmbledhës të Këshillit Amerikan të Ambasadorëve, ka panikosur manipulatorët

Pse publikimi i raportit faktmbledhës të Këshillit Amerikan të Ambasadorëve, ka panikosur manipulatorët

14:09, 09/03/2024
A+ Aa A-

Këshilli i Ambasadoreve Amerikanë e cilëson sanksionimin e liderit të opozitës, Sali Berisha,  nga SHBA, si antiligjor dhe pa prova. Gjatë një misioni faktmbledhës në Shqipëri ky Mision raporton se nuk i është dhënë asnjë provë, duke ngritur dyshimet edhe mbi traditën amerikane të procesit të rregullt, e aq më tepër kur ky sanksionim u është justifikuar si shembull për fajtorët aktualë. Më tej Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë raporton gjendjen e vendit, duke renditur problemet e qeverisjes së lidhur me krimin, korrupsionin dhe përdorjen politike të drejtësisë. 

Po çfarë është Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë?

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë është një institucion i ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është një organizatë jofitimprurëse dhe jopartiake, Këshilli përbëhet nga mbi 200 anëtarë, ish-ambasadorë, shërbimi i të cilëve shtrihet kolektivisht mbi gjashtë dekada dhe që përgjithësisht ka punuar në kohëra me njëmbëdhjetë Presidentë të SHBA.

Këshilli mbështet Departamentin e Shtetit dhe shefat e tij të misionit, sponsorizon Bursat për të zhvilluar liderë të rinj për karrierë në diplomacinë publike dhe çështjet ndërkombëtare dhe zhvillon konferenca gjashtëmujore për anëtarësimin mbi çështjet aktuale ndërkombëtare.

Këshilli mbledh tryeza të rrumbullakëta me anëtarët, ku diskutohen me ambasadorët në Shtetet e Bashkuara çështje të politikës së jashtme, organizon misione për gjetjen e fakteve jashtë shtetit, boton një ditar dy-vjeçar, American Ambassadors Revieë… edukon publikun për çështjet e politikës së jashtme që prekin interesin kombëtar etj.

Së fundi ky Këshill, siç shihet më lart, tepër i rëndësishëm dhe i paanshëm politikisht, ka publikuar një raport faktmbledhës për Shqipërinë.

Pas shumë kongresmenëve dhe senatorëve amerikane, ky institucion i gjithëpranuar në politikën amerikane, si institucion mbi palët, ka gjetur shkelje të rënda në procedurën e ndjekur nga Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, në rastin e sanksionimit të liderit të Partisë Demokratike non grata.

Misioni faktmbledhës i Këshillit të Ambasadorëve ka vërjetur se procedura e ndjekur ka qenë e pabazuar në prova dhe fakte.

Një nga njerëzit kyç që është vënë në shërbim të lobingut për të prodhuar një non grata unike në historinë e administratave amerikane, siç është ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, i ka pohuar privatisht Këshillit faktmbledhës të Ambasadorëve Amerikanë se non grata ndaj Berishës u prodhua për të bërë dikë shembull në kuadër të luftës kundër korrupsionit, e shpallur si prioritet nda administrata Biden.

Pra, Yuri Kim, ka pranuar pak a shumë se lobistët, me në krye Soros dhe McGonigal, siç është bërë e ditur tashmë për të gjithë, kanë shfrytëzuar këtë prioritet të administratës Biden për të prodhuar një sanksionim “fake”, vetëm e vetëm që të dukej se prioriteti po zbatohej. 

Në misionin e tij faktmbledhës, Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë jo vetëm që nuk ka mundur të gjejë fakte për non grata-n e ndaj Berishës, por ka arritur të konstatojë dhe faktojë se Shqipëria është një vend i kapjes së të gjitha pushteteve nga një njeri i vetëm, Edi Rama. Një vend ku mungon Shteti i së Drejtës, ku lidhjet e krimit me shtetin janë bërë njësh, një vend ku lulëzon korrupsioni dhe nuk ekzsiton më procesi zgjedhor i lirë, por zgjedhjet blihen e manipulohen.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: Ambasadorja Kim dhe stafi i saj na siguruan se provat që mbështesnin përcaktimin ishin thelbësore, por komunikuan me vendosmëri se nuk mund të na jepnin asnjë prej tyre. Ata gjithashtu pranuan se procesi ishte një përcaktim tërësisht pas dyerve të mbyllura, i përjashtuar nga procesi kundershtimit dhe pa të drejtë ankimimi. Kjo është shumë e pazakontë, për të mos thënë unike, në jurisprudencën amerikane. Simpatizantët e Berishës na u ankuan se përcaktimi i tij ishte arbitrar dhe represiv, antitezë e traditës amerikane të procesit të rregullt ligjor. Megjithatë Ambasadorja Kim na tha privatisht se lufta kundër korrupsionit ishte e një rëndësie kaq thelbësore për politikën e SHBA-së dhe e një prioriteti kaq të lartë, saqë zyrtarët e administratës së Bidenit e konsideruan të rëndësishme që ta bënin dikë shembull– për të theksuar se askush nuk qëndron mbi ligjin ose imun kur bëhet fjalë për krimet e korrupsionit. E kemi parasysh faktin se Berisha është 79 vjeç dhe mund të konsiderohet se po i afrohet fundit të jetës së tij politike, një figurë politike e pazëvendësueshme për disa, por nuk është mënyra amerikane e drejtësisë të verë në shënjestër dikë tjetër për t’i dhënë një mësim një fajtori aktual. Kjo do të ishte më e ngjashme me shprehjen kineze “vrit pulat për të trembur majmunët”. Berisha ka ngritur padi në Francë kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit dhe ai përfaqësohet pro bono nga një lobist i shquar i Uashingtonit.

 

Por jo vetëm kaq, Këshilli i Ambasadorëve ka vlerësuar rolin e Sali Berishës në rrëzimin e sistemit diktatorial në Shqipëri, konsolidimin e demokracisë, por edhe afrimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që prej vitit 1990, duke kulmuar edhe me vizitën e Presidentit të Parë amerikan në Shqipëri, Xhorxh Bush, që rriti edhe ndjenjën proamerikane.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: Afiniteti i Shqipërisë për Shtetet e Bashkuara u forcua më tej nga deklarata e Presidentit George Ë. Bush në vitin 2007 – në udhëtimin e parë në historitë një presidenti amerikan në Shqipëri– se Kosova duhet të jetë e pavarur. Që atëherë, shqiptarët kanë mbështetur përparimin domethënës, edhe pse ende të paplotë, të Kosovës drejt njohjes ndërkombëtare të sovranitetit dhe pavarësisë së saj.

Ndërsa ngrenë pikëpyetje të forta për sanksionimin e Liderit të Opozitës Sali Berisha, Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë ka lëshuar kritika të forta mbi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij. Raporti për qeverisjen nis me kritikat dhe refuzimin e Edi Ramës dhe vartësve të tij, që refuzuan bashkëpunimin në dhënien e informacioneve, Misioni ngre dyshimin se kjo është bërë për të fshehur gjendjen aktuale të vendit.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e kabinetit të tij nuk paraqitën relacion informues. Është e vështirë të përcaktohet nëse kjo ishte prej mungesës së kohës apo për të anashkaluar dhe diskredituar ndonjë kritikë që mund të bëhej nga misioni ynë, por kryeministri Rama mbeti temë e vazhdueshme e bisedës në pothuajse të gjitha takimet tona.

Por teksa Qeveria dhe kryeministri Edi Rama refuzuan bashkëpunimin me këtë mision, këshilli i Ambasadorëve Amerikanë sjell në vëmendje gjetjet dhe denoncimet për monopolizimin e të gjitha pushteteve nga Rama, si dhe përpjekjet e tij për të penguar opozitën në zgjedhje për rifitimin e pozitës së saj qeverisëse. 

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: Kryeministri Rama dhe Partia e tij Socialiste e Shqipërisë tani gëzojnë monopole virtuale të qeverisë kombëtare dhe të zyrave të zgjedhura vendore dhe rajonale. Partia Demokratike në pushtet dikur bëri një sërë llogaritjesh të gabuara dhe braktisi vendet parlamentare në favor të bashkimit me protestat e rrugës në 2017 dhe më pas bojkotoi zgjedhjet lokale të 2019-ës që pretendonte se ishin të manipuluara. Ne e vizituam pak para zgjedhjeve bashkiake mbarëkombëtare dhe Partia Demokratike po luftonte për të rifituar mandatet, por u pengua keq nga ndarjet e brendshme, nxitja dhe financimi i të cilave, sipas disave, është ndihmuar nga partia e Ramës.

Jo vetëm kaq, sipas këtij raporti, kryeministri EdI Rama shkon deri në blerjen e kundërshtarëve, përdorimin e drejtësisë dhe lidhjet me krimin e organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar për përfitimet e tij dhe goditjen e kundërshtarit, e kjo faktohet edhe nga bllokimi i proceseve integruese në BE.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: Partitë e ndryshme opozitare të Shqipërisë paraqitën gjatë takimeve tona një sërë ankesash kundër qeverisë së Edi Ramës. Kundërshtarët thanë se partia e tij monopolizon pushtetin; blen kundërshtarët; përdor pushtetin qeveritar për të mbytur opozitën dhe për të ndëshkuar ekonomikisht kundërshtarët; po përdor reformën në drejtësi për të politizuar gjykatat dhe për të dëmtuar pavarësinë e gjyqësorit ; dhe ka lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe përfitime prej tij. Opozita është punë e opozitës, kështu që pak nga këto pretendime ishin befasuese, por ato na kujtuan se si dyshimet e BE-së për qëndrueshmërinë e demokracisë së Shqipërisë dhe problemet e ndërthurura të krimit dhe korrupsionit po pengojnë përparimin drejt një prej synimeve kryesore të vendit: anëtarësimin në BE.

Këto gjetje Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë i ilustron edhe me panoramën e kryeqytetit, ku kullat e larta ngrihen fal pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit, që më pas përdoren për zgjedhje duke dëmtuar rëndë demokracinë në Shqipëri.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: Disa dyshojnë se rritja e lartë e qytetit është produkt i pastrimit kriminal të parave, veçanërisht pasi krimi i organizuar, veçanërisht rrjetet e trafikut të drogës dhe korrupsioni janë bërë shenja dalluese të Shqipërisë postkomuniste. Këto probleme endemike po dëmtojnë demokracinë zgjedhore të Shqipërisë.

Përmbledhje:

Siç edhe vërehet nga ky raport i Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, çështja e non grata-s pa fakte dhe pa prova ndaj Sali Berishës është bërë çështje në nivelet më të larta të shtetit amerikan, siç janë kërkesat e kongresmenëve dhe senatorëve amerikanë, drejtuar administratës Biden, dhe së fundi misioni faktmbledhës i një institucioni tepër serioz amerikan, dhe ç'është më e rëndësishmja, institucion mbi palët politike, siç është Këshilli i Ambasadorëve, po vërteton dhe nxjerr në pah një super-skandal të administratës Biden. Byrime për Syri bëjnë me dije se në ditët në vijim, kjo çështje do të ketë të reja edhe më tronditëse që do të nxjerrin në dritën e diellit manipulimin me këtë çështje dhe do t'i kërkohet administratës Biden të japë shpjegime.

Në një tubim gjatë garës elektorale të Primareve ish-presidenti, Donald Trump, tashmë kandidat zyrtar i republikanëve foli për McGonigal dhe premtoi se hetimi ndaj tij do të thellohet sapo ai të shkelë në Shtëpinë e Bardhë për së dyti. Trump kryeson me 4 pikë ndaj Biden në të gjitha sondazhet e deri tanishme të të gjitha kompanive të sondazheve dhe mediave amerikane.

Gjithashtu burimet thonë se ky raport faktmbledhës i Këshillit Amerikan të Ambasadorëve u tentua të bllokohej dhe mos publikohej nga administrata dhe falangat e Sorosit, por siç duket, serioziteti i këtij institucioni nuk është cënuar dot nga presioni i lobingjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco