VIDEO/ Berisha: Kjo është Shqipëria e Xhorxh Sorosit! Ai e ka shndërruar vendin në protektoratin e krimit dhe drogës

19:10, 06/03/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar është shprehur se, kjo e tanishmja është Shqipëria e Xhorxh Sorosit.

Sipas Berishës, Sorosi solli këtu këtë farë pushtetarësh të lidhur këmbë e krye me krimin.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Pra, kjo është Shqipëria e Xhorxh Sorosit dhe jo Xhorxh Oruellit. Por janë njëlloj, u garantoj unë, nuk kanë ndonjë dallim.

Se Xhorxh Oruell i përshkroi, kurse Xhorxh Soros i realizoi.

Ai solli këtu këtë farë pushtetarësh të lidhur këmbë e krye me krimin.

I sponsorizon këta.

Ka shndërruar Shqipërinë në protektoratin e krimit dhe drogës.

Dhe mbron regjimin më kriminal në Europë.

Këto të gjitha këto miq, nuk duhet të na dekurajojnë.

Të gjitha këto janë kushtrim për ne, janë thirrje për ne.

Të gjithë në betejë.

Në betejë pa kthim, mosbindje civile.

Fitore, fitore, fitore!

Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë Shqipëria!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco