Gjokutaj: GJL u rreshtua pjesë e grupit të strukturar kriminal. GJKKO drejtohet nga një e korruptuar

Gjokutaj: GJL u rreshtua pjesë e grupit të strukturar kriminal. GJKKO drejtohet nga një e korruptuar

18:32, 06/03/2024
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj, ka akuzuar Gjykatën e Lartë se është rreshtuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal me vendimet e saj të fundit duke rrëzuar rekurset e liderit të opozitës Sali Berisha.

Në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’, Gjokutaj akuzoi edhe gjyqtaren Irena Gjoka-Maneku (Shpata) se është e korruptuar moralisht dhe politikisht.

Gjokutaj: Zullumi i rilindësve po trashet. Së fundmi edhe Gjykata e Lartë u rreshtua pjesë e grupit të strukturuar kriminal, duke ligjëruar edhe shkeljen e Kushtetutës. Goditja ndaj tribunit të lirisë zotit Berisha filloi me kallëzim penal, është i vetmi krim i llojit sui generis që bën kallëzim ndaj liderit të lirisë që e gëzuan të gjithë shqiptarët jo vetëm demokratët.

Ai kallëzim është një kallëzim i rrem, është një falsifikim, është një krim dhe personat që e kanë ideuar, e kanë realizuar dhe e kanë dorëzuar te SPAK-u ata do të përgjigjen një ditë.

Shikoni çfarë ka ndodhur. Pallati i drejtësisë po lëkundet sepse nuk pranojnë që janë arrestuar, dëbuar, nuk e pranojnë këtë ashtu siç nuk pranuan edhe rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, ashtu si nuk pranuan edhe shkarkimin e gjyqtares me 3 mbiemra nga zoti Berisha, dhe thoshin nuk është e vërtetë, u mor vesh që është e vërtetë, kaq e vërtetë është edhe kësaj rradhe. Ju siguroj rasti është i vërtetë.

Gjykata Antikorrupsion në Shqipëri drejtohet nga një e korruptuar moralisht dhe politikisht. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco