Propozimi i kreut të FRPD, Xhaferri: Prekazi të jetë destinacion i detyrueshëm për nxënësit e shkollave  publike në Shqipëri

Propozimi i kreut të FRPD, Xhaferri: Prekazi të jetë destinacion i detyrueshëm për nxënësit e shkollave publike në Shqipëri

17:32, 06/03/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri ka kërkuar që Ministria e Arsimit të Shqipërisë duhet të ketë në axhendën e saj një udhëzim që Prekazi të jetë në hartën e destinacioneve që nxënësit e shkollave publike duhet të vizitojnë në kuadër të ekskursioneve.

Postimi: 

Në kuadër të Epopesë së UÇK nxënës nga mbarë shkollat e Kosovës, vizitojnë shtëpinë e Jasharajve të Prekazit, aty ku 22 pjesëtarë të kësaj familje më në krye Bacën Adem humbën jetën në luftimet tre ditore me 5 mijë efektivët e armatës jugosllave që kishin rrethuar banesën me tanke dhe armatime të rënda.

Kjo banesë dhe kompleksi Memorial “Adem Jashari” prej 2 dekadash janë kthyer në vend peligrinazhi , ku shqiptarët njihen me sakrificën sublime të kësaj familjes në emër të kombit dhe lirisë.

Por peligrinazhi në këtë vend nuk është vetëm në ditët e Epopesë, por në 365 ditët e vitit, ndaj  Ministria e Arsimit të Shqipërisë duhet të ketë në axhendën e saj një udhëzim që Prekazi të jetë në hartën e destinacioneve që nxënësit e shkollave publike duhet të vizitojnë në kuadër të ekskursioneve.

Rezistenca e familjes Jashari ngjizi lirinë e trojeve tona verilindore, e fëmijët tonë duhet të dinë se falë sakrificës së kësaj familje dhe dëshmorëve të UÇK gjysma jonë e kombit, por edhe ndoshta Shqipëria frymon e lirë.

Fëmijët tanë duhet t'a dinë se bashkëmoshatarët e tyre të familjes Jashari humbën jetën tragjikisht në atë betejë që përloti mbarë botën, ku një familje në emër të lirisë sfidoi shtetin më gjakatar të Ballkanit.

Veç Ministrisë së Arsimit edhe qeveria duhet të parashikojë që ditët e Epopesë së UÇK-së të jenë festë zyrtare, pasi nuk ka skandal më të rëndë që në kuadër të këtij eventi historik në Shqipëri nuk ka asnjë aktivitet përkujtimor!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco