U përjashtua nga seancat, Korreshi: Sekretariati i Etikës është një përrallë me mbret

U përjashtua nga seancat, Korreshi: Sekretariati i Etikës është një përrallë me mbret

16:41, 06/03/2024
A+ Aa A-

 Sekretariati i Etikës pranë Kuvendit të Shqipërisë ka vendosur që të dënojë disa deputetë, duke i përjashtuar ata nga parlamenti për disa ditë, pas trazirave në seancat plenare.

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, që është përjashtuar 5 ditë, në një lidhje direkt me Skype në rubrikën Opinion në News 24, deklaroi se këto masa janë qesharake.

“Masat për përjashtime janë qesharake. Tashmë jam mësuar, jam bërë përsëritës, sepse dhe më herët jam përjashtuar. Çdo deputet ka të drejtë që të protestojë. Thjesht mua më kapi lapsi.

Sekretariati i Etikës është një përrallë me mbret. Në lidhje me mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, mund të them se ka dhe nga ata që nuk e duan bashkimin, nuk kemi çfarë t’ju bëjmë”, tha Korreshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco