Ndriçim Kulla: Soros bën gjithçka për Ramën! Në Shqipëri ka bërë dëme të mëdha

15:50, 06/03/2024
A+ Aa A-

Analisti Ndriçim Kulla ka deklaruar se Rama është një kukull në duart e George Soros-it. I ftuar në edicionin e pasdites me Arnold Karriqin në Syri Tv, Kulla u shpreh se zhvillimet e fundit në vend, që nga mikpritja e Antoni Blinken dhe vizita e Bill Klinton tregojnë qartë lidhjet e forta mes kryeministrit shqiptar dhe miliarderit amerikan.

“Antoni Bliken është një person që ka lidhje me George Soros. Këtë nuk e kam shpikur unë, këtë e kanë thënë mediat amerikane, personalitete të fuqishme që ai ka lidhje me Sorosin. Këro janë historira të njohura në Shqipëri. Ashtu sic shpallë nongrata Sali Berishën, pa prova. Ai duhet të respektonte dhe vullnetin e të tjerëve që kërkonin prova duke thënë ‘po, Sali Berisha ka bërë këtë gjë’. Nuk e ka bërë këtë gjë dhe kjo duket që është axhendë e Sorosit. Është padrejtësi shumë e madhe.

Nuk është pak të vijë sekretari i shtetit të superfuqisë botërore me një arrogancë kundra të së vërtetës dhe të thotë që Edi Rama është një kryeministër i mrekullueshëm. Të njëjtën një, Alex Soros kur erdhi Bill Klinton këtu. Ardhja e Klintonit ishte një lobim i Sorosit. Ai bën gjithçka për Edi Ramën. Shfrytëzon pushtetin e një shteti kaq të madh në dëm të interesave tona, përveç një pjese të oligarkisë që mbështeti Ramën. Janë larguar 1 milion e 500 mijë veta brenda 10 viteve. Ai po prish qetësinë sociale këtu.

Ne po shohim një Amerikë tjetër, nuk po them Amerikën e Ëilson apo Reagan-it por as të Klintonit e as të George Bush, e as të Barack Obamës. Këta i kuptonin rreziqet.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco