Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Himara/ Av. Gjokutaj: Fredi Beleri prezumohet i pafajshëm derisa të merret vendim i formës së prerë!

Himara/ Av. Gjokutaj: Fredi Beleri prezumohet i pafajshëm derisa të merret vendim i formës së prerë!

08:54, 06/03/2024
A+ Aa A-

“A mund të themi që historia e Fredi Belerit me bashkinë e Himarës, mbaroi zyrtarisht dje?”-  ishte një ndër pyetjet që iu bë avokatit të njohur Genci Gjokutaj sot, në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV lidhur me kryebashkiakun e sapodënuar, fitues në Himarë.

Dhe avokat Genci Gjokutaj shpjegoi: “Absolutisht jo, sepse nuk mund të mbaronte zyrtarisht dje. Ai vendim nuk është i formës së prerë dhe efektet shtrihen që nga dita e arrestimit. Nëse Gjykata e Apelit do të ketë sy dhe veshë, kurajën dhe integritetin juridik që zotit Beleri t’i japë atë që i takon. Sigurisht, duhet bërë një kujdes maksimal, sepse edhe Gjykata e Apelit është e kontaminuar në njëfarë mënyre pasi z. Beleri ka bërë një mbrojtje dhe një avokati agresive, sidomos në drejtim të betimit të tij si kryetar bashkie”.

Kafe Shqeto: Edhe sa kohë ka z. Beleri? Kur duhet të dalë nga burgu që të betohet? A mund të betohet si i dënuar?

Av. Gjokutaj: Ai prezumohet i pafajshëm derisa të merret një vendim i formës së prerë, por pikërisht këtu e nisa fjalën, sepse loja e kungulleshkës midis Drejtorisë së Burgjeve, Gjykatës së Shkallës së Parë, Apelit, Gjykatës së Lartë,  “prish vendimin - kthe për gjykim”,  kanë qenë të gjitha lojëra për të vonuar çështjen dhe në fund nuk i dhanë lejen, leja nuk i është dhënë.

Leja ka qenë detyrim ligjor për betimin e z. Beleri siç jepet leje për sebepe familjare (vdekje, varrime) që në fund të fundit janë leje që varen jo vetëm mbi bazën e rregullimit ligjor, por edhe me dëshirën e mirë të institucionit të burgjeve e ata i japin këto leje, nuk kanë ndonjë problem.

Në rast të një obligimi ligjor, të mos respektosh votën e popullit dhe të mos lejosh një të prezumuar të pafajshëm që të vejë të betohet, të marrë mandatin dhe pastaj të delegojë pushtet te një nga zëvendësit e tij, kjo do ta komplikonte shumë çështjen.

Shteti shqiptar tregoi edhe njëherë që e ka më të lehtë të shkelë Kushtetutën dhe ligjin sesa ta zbatojë atë. Ky është problemi alarmant që ne duhet ta ngremë me forcë. Plus pastaj problemet e një anëtareje të trupit gjykues, paska qenë edhe e arrestuar, edhe e dëbuar nga shteti grek, pra me një integritet të cenuar. Të gjitha këto përbëjnë atë “puzzle”-n e një kundërligjshmërie; pse jo të themi e një procesi-atentat.”/ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë me av. Genci Gjokutaj në videon e Kafe Shqeto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco