Manjani: Në çështjen ‘Beleri’ ka ndodhur gjëma juridike! Mund të hyjë në burg cilido pa asnjë problem

22:27, 05/03/2024
A+ Aa A-

Juristi Ylli Manjani, i ftuar në A Show në SYRI TV me Adi Krastën, ka folur për vendimin e sotëm politik të GJKKO-së për dosjen ‘Beleri’.

Sipas Manjanit, në çështjen ‘Beleri’ ka ndodhur gjëma shumë e rëndë juridike, ku me këtë gjëmë mund të hyjë në burg cilido pa asnjë problem.

‘Nqs dikush ka inat dikë, mjafton të çojë letrën e duhur, në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe situatën e duhur dhe ti hyn në burg. Kjo na ka ndodhur ne’, u shpreh Manjani.

Manjani: E besojmë ne që drejtësia jonë është e pandikuar nga politika. Në çështjen ‘Beleri’ ka ndodhur gjëma juridike, që mos ia urofshim as armikut këtë gjë. Është gjëmë e jona kjo e shqiptarëve, flitet shqip, shqiptari kundër shqiptarit. Ka bërë një gjëmë shumë të rëndë. Me këtë gjëmë mund të hyjë në burg cilido pa asnjë problem.

Nqs dikush ka inat dikë, mjafton të çojë letrën e duhur, në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe situatën e duhur dhe ti hyn në burg. Kjo na ka ndodhur ne. Përpara se të shqetësohemi dhe të bëjmë patriotin, a grekët ata grekët, është mirë të pyesim veten a jemi në rregull ne, dhe po jemi në rregull me veten tonë, a jemi në rregull nga trutë e kokës?

Ka një histeri kolektive, në rrjetet sociale por edhe në media, ca reagime shkumëzuese, dhe importohen me një mllef me një urrejtje, ata grekët ata maskarenjtë.

Disa prej këtyre, më bëri përshtypje, se unë e di shumë mirë që ata kanë familje në Greqi, kanë fëmijë e tyre në Greqi dhe streha e patriotit është maskarallëk në këtë rast. Tërhiqe fëmijën nga Greqia, meqë ky greku është maskara, shovinist, tërhiqe fëmijën që të besojmë për ato që thua.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco