Xhaferri: Rama përdor pengjet në drejtësi për të mbajtur peng opozitën!

Xhaferri: Rama përdor pengjet në drejtësi për të mbajtur peng opozitën!

21:51, 05/03/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të zvarritur procesin gjyqësor ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, si e vetmja mënyrë për t'a mbajtur peng atë dhe opozitën shqiptare

Vendimi:

Gjykata e Lartë i është bashkuar skemës së SPAK dhe GJKKO për të zvarritur procesin gjyqësor ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, si e vetmja mënyrë për t'a mbajtur peng atë dhe opozitën shqiptare.

Më një vendim të paprecedentë Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e avokatëve të liderit të opozitës për shfuqizimin e masës arrest shtëpie ndaj tij.

Këto vendime po merren duke parë edhe frymën e bashkimit të spektrit opozitar, ndaj duan me çdo kusht minimin e pluralizmit, para se të ndëshkohen me votë nga shqiptarët.

Pasi tentuan t'a asgjësojnë opozitën me Policinë e inkriminuar, me krimin e organizuar dhe lobingjet për shpalljet “Non Grata” përmes skenarëve McGonigal, Edi Rama po përdor pengjet e tij dhe kamikazët e tij për të mbajtur peng opozitën dhe pluralizmin në Shqipëri.

Zvarritja e çështjes gjyqësore politike të dosjes Partizani dhe zvarritja e çështjes së vulës nuk janë rastësi, pasi janë vendime që dalin nga zyrat ku u firmosën 17 dokumente zyrtare në një ditë për t'i hapur rrugë vjedhjes me inceneratorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco