Reagon Fredi Beleri: Krimi i vetëm që kam kryer është se dola kundër planeve të Edi Ramës

Reagon Fredi Beleri: Krimi i vetëm që kam kryer është se dola kundër planeve të Edi Ramës

19:47, 05/03/2024
A+ Aa A-

Pas vendimit për dënimin me 2 vjet burg ka reaguar Alfred Beleri. Në deklaratën e shpërndarë për mediat, ai e cilëson seancën e sotme një parodi me dëshmi penaliteti të falsifikuar, pa prova dhe pa asnjë dëshmitar.

Sipas tij krimi i vetëm është që kërkon që himariotët të jemi zotër të tokave stërgjyshore. Ai akuzoi kryeministrin Rama dhe u bëri apel sërish SHBA e BE-së për drejtësinë, ndërsa shprehu bindjen se do të gjejë drejtësinë duke i shkuar deri në funs kësaj çështjeje.

Deklaratë e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios Alfred Beleri për parodinë gjyqësore.

Seanca e sotme ishte një parodi. Me dëshmi penaliteti të falsifikuar, pa prova, pa asnjë dëshmitar tjetër veç atij të paguar nga policia, me gjyqtare “të emëruar”, brenda një kafazi prej xhami, duke mos patur mundësinë e komunikimit me avokatin, sot, gjykata shqiptare më dënoi me dy vite burgim.

Krimi që kam kryer është se ne, himariotët, kërkojmë të jemi zotër të tokave tona stërgjyshore. Krimi i kryer nga unë është se bashkëqytetarët e mi himariotë më zgjodhën kryetar bashkie, duke dalë kundër planeve të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

SHBA dhe BE, kjo është drejtësia që ju dëshironi për ne?

Gjyqtarëve po u lë komentet e popullit shqiptar.

Unë do të vazhdoj përpjekjet e mia për Drejtësi dhe Demokraci, në emër të bashkëqytetarëve të mi. Herët a vonë, unë do ta gjej drejtësinë. Kam aq durim sa duhet për ta çuar deri në fund këtë çështje.

Kryetari i Zgjedhur i Bashkisë Himarë

Dhionisios Alfred Beleri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco