Xhaferri: Bilali, McGonigal dhe Torbjörn Törnqvist, tre miqtë e Ramës që u dënuan në SHBA, SPAK në drejtim të paditur!

Xhaferri: Bilali, McGonigal dhe Torbjörn Törnqvist, tre miqtë e Ramës që u dënuan në SHBA, SPAK në drejtim të paditur!

13:56, 03/03/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Bilal Shehu u dënua nga drejtësia në SHBA me 1 vit burgim pasi pranoi se kishte kontribuar me 80 mijë dollarë donacion të huaj në vitin 2012 për fushatën e Barack Obamës për të ndihmuar një politikan shqiptar që të merrte pjesë në një aktivitet të fushatës. 

Politikani shqiptar që ai ndihmoi për takimin ishte Edi Rama, që në takim mori pjesë si gruaja e Bilalit dhe kjo i mundësoi një foto me Obamën.

Po në SHBA u dënua edhe Charles McGonigal, ish zyrtari i FBI që u korruptua nga Edi Rama me objektivin e vetëm për të asgjësuar opozitën shqiptare, teksa së fundmi u dënua me 28 muaj për dosjen shqiptare, ku emri i Edi Ramës përmendej plot 14 herë. Kjo dosje është një patate e nxehtë në duart e SPAK, teksa nuk dihet nëse ai që mundësoi takimin Rama McGonigal, Damian Gjiknuri i njohur si Guruja, ka respektuar kodin Omerta në dëshminë e tij në SPAK. 

Së fundmi biznesmeni Torbjörn Törnqvist  pronar i kompanisë së naftës Gunvor Group Ltd ra dakord të paguajë më shumë se 660 milionë dollarë për të zgjidhur akuzat e SHBA-së dhe Zvicrës se kompania e tij u ka paguar ryshfet zyrtarëve të qeverisë ekuadoriane për kontratat e naftës. 

Torbjörn Törnqvist  ka ardhur disa herë në Shqipëri për t'u takuar me Edi Ramën dhe në fokus të takimeve kanë qenë koncensionet në sektorin e hidrokarbureve. 

Nuk ka asnjë dyshim që Edi Rama është Kryeministri më i korruptuar në Evropë dhe në raport me aleatin strategjik SHBA-të ai do ketë fatin e ish Presidentit të Hondurasit, Juan Orlando Hernández, i dënuar për krijim narkoshteti!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco