Dalin pamje të reja nga shpërthimi në biznesin e deputetit socialist/ VIDEO

10:00, 02/03/2024
A+ Aa A-

Janë publikuar pamje të reja nga shpërthimi që tronditi qytetin e Lushnjës pasditen e djeshme, duke shkaktuar dy viktima dhe shtatë të plagosur, si dhe dëme të shumta materiale.

Siç mund ta shihni dhe në videon e mëposhtme që po qarkullon në rrjetet sociale, e kapur nga një kënd i largët, shpërthimi ka krijuar valë të fuqishme goditjeje dhe një re të madhe tymi.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, grupi hetimor është rikthyer në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë. Mësohet se kanë shkuar Inspektoriati Shtetëror, prokurorja e Fierit, inxhinierë të OSHEE, njësia anti-eksploziv dhe policia e Lushnjës.

Njëkohësisht një grup pune nga bashkia po përgatitet për të verifikuar dëmet në biznese dhe banesa.

Kujtojmë se shpërthimi ndodhi në biznesin e deputetit socialist, Bujar Çela, i cili mbeti vetë i plagosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco