SYRI TV/ Mijëra tonë mollë stok, fermerët presin pemëtoret: 'Ballkani i Hapur' na e kalbi prodhimin

14:08, 28/02/2024
A+ Aa A-

Rreth 16 mijë tonë mollë stok llogaritet se janë sot në pikat frigoriferike të qarkut të Korçës, pasi nuk ka treg për shitje për shkak të çmimit të ulët. Duke fajësuar “Ballkanin e Hapur” për dështimin e shitjes së prodhimit vendas, fermerët korçarë kanë nisur të presin pemëtoret. Në fshatin Mançurisht, fermerët kanë prerë dhjetëra dynym me mollë, duke hequr dorë nga kultivimi i saj në të ardhmen për shkak të mungesës së shitjes së prodhimit.

Nga SYRI TV

kjo është akuza që ngrenë fermerët e kultivimit të Mollës në rrethin e Devollit në Korçë.

Syri Televizion vëzhgoi disa magazina në fshatin Mançurisht të Devollit, ku pa nga afër sesi pemëtorët me mollë po shkulen nga fermerët vendas, për shkak të mungesës së tregut.

Arsyet për dështimin e shitjes së mollës janë të ndryshme, por fermerët fajësojnë kryesisht tregun importin nga jashtë vendit.

Sipas fermerëve, kostot e prodhimit të mollëve janë të larta, kjo vjen nga që shteti nuk subvencionon imputet bujqësore. Shto këtu dhe mungesën e tregut, bën që këta fermerë të braktisin bujqësinë duke zgjedhur alternativa të tjera për jetesë.

Fermerët kërkojnë që shteti të ndërhyjë me masa për importin, me qëllim që rreth 16 mijë ton mollë që ndodhet në frigoriferët e qarkut të Korçës të dalin për shitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco