Rama i turret 'më të mëdhenjve dhe më të pasurve' që i vonojnë ndihmat, Ukrainës

Rama i turret 'më të mëdhenjve dhe më të pasurve' që i vonojnë ndihmat, Ukrainës

14:11, 28/02/2024
A+ Aa A-

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në mbyllje të ditës së parë të punimeve të Samitit Ukrainë-Evropë Juglindore në Tiranë.

Rama në fjalën e tij para gazetarëve vendas dhe të huaj, bëri thirrje për të vazhduar mbështetjen ndaj këtij vendi në luftë, por nuk hoqi dorë nga zakoni për insinuata e  nënkuptime dhe sulme pa emër ndaj atyre shteteve aleate që kanë pasur probleme të brendshme në dërgimin e shpejtë të ndihmave ushtarake dhe financiare në Ukrainë.

Ndër të tjera, duke e pranuar sa e vogël dhe sa e pamjaftueshme është çfarëdolloj mbështetjeje që mund të japë Shqipëria në krahasim me vendet e tjera, Rama nuk ngurroi të thoshte: “Jemi të vetëdijshëm për kapacitetet tona dhe jemi mjaft të ndërgjegjshëm që ajo për të cilën ka nevojë Ukraina është sigurisht mbështetja dhe ndihma e të gjithëve, por para së gjithash ndihma dhe mbështetja e më të mëdhenjve dhe më të pasurve në bashkësinë tonë demokratike.

E shohim me shqetësim që kjo mbështetje ndonjëherë, ngecet sepse Ukraina shndërrohet në çështje të politikë së brendshme të njërit vend a tjetrit por edhe sepse ndodhin vonesa shumë të gjata burokratike.

Por nëse demokracitë kanë procedurat e tyre dhe demokracitë janë më të vështira dhe komplekese për të punuar dhe për të sjellë rezultate nga ana tjetër kemi një agresor, i cili nuk ndalet për as edhe një sekondë së godituri e në përpjekjen e vet për të aneksuar dhe më shumë territor duke marrë në mënyrë të pamëshirshme jetët e të pafajshme e duke vazhduar të shkatërrojë Ukrainën e ta bëjë shumë të vështirë për familje, gratë, fëmijët, që të jetojnë një jetë normale.

Sigurisht dëgjojmë edhe më duhet të them, ndjenjë fort të trazuar, shumë njerëz në mbarë Europën, që deklarojnë se të mbështetësh Ukrainën, t’i japësh Ukrainës mjetet për t’u mbrojtur, për të mbrojtur kombin dhe vendin e vet, është ajo ç’ka po nxit vazhdimësinë e luftës. Ata pretendojnë se ndalja e dhënies së armëve Ukrainës do të sjellë paqen.

Kjo jo vetëm është cinike, por edhe absurde, sepse nuk e ndal luftën duke çarmatosur viktimën. E ndal luftën duke ndalur agresorin. Ja pse dua të përfitoj nga ky rast që t’u them të gjithë atyre që duan të dëgjojnë se Ukraina meriton mbështetje e të ndihmohet me të gjitha mjetet e nevojshme për t’i rezistuar dhe për t’u siguruar që çdo paqe do të vijë pas kësaj lufte, të jetë një paqe e drejtë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco