Ja çfarë nuk do të shihni më pas miratimit të ligjit për Zonat e Mbrojtura nga rilindja

Ja çfarë nuk do të shihni më pas miratimit të ligjit për Zonat e Mbrojtura nga rilindja

17:00, 24/02/2024
A+ Aa A-

Ndryshimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura, i miratuar me shumicë të thjeshtë në Parlamentin e Shqipërisë, është ngjarja më e rëndë kundër natyrës, ky ligj mund të cilësohet fare mirë si genocid ndaj natyrës (florës dhe faunës) së pasur në Zonat e Mbrojtura të vendit tonë, kryesisht në lagunat, si në Divjakë, Nartë, Kune-Vain etj.

Image

Pas një periudhe të gjatë, ku këto zona u traumatizuan nga gjuetia e paligjshme, shkatërrimi i bimësisë, prej shumë vitesh pati një gjallërim dhe pasurim në këto habitate natyrore me vlera të jashtëzakonshme natyrore. Rikthimi i shpendëve migratore, rigjallërimi i atyre autoktone dhe rritja e bimësisë, i bënë këto zona një atraksion i paçmueshëm turistik dhe pasuri kombëtare me vlera gjithashtu të pallogaritshme.

Image

Por uria e rilindjes për të shkatërruar gjithçka nuk ka të ndalur.

Edi Rama urdhëroi 12 deputetë të tij, krejtësisht anonimë, krejtësisht të paditur që të propozojnë projketligjin e shkatërrimit të Zonave të Mbrojtura, gjë të cilën më pas e kaloi në Parlamnet me votat e një tufe njerëzish të paditur e të bindur verbërisht, në ato seancat 7-8 minutëshe.

Projektligji i rilindjes është kundërshtuar nga të gjithë ekspertët e mjedisit vendas, por po ashtu edhe nga BE-ja.

Image

Në një kohë kur bota po përpiqet me çdo kusht t’i kushtojë vëmendje të lartë natyrës e mjedisit, rilindja i vë rruspën për ta betonizuar.

Më poshtë po sjellim një galeri fotografike nga fotoreporteri i Syrit, Felix Bilani, për t’ia bërë më të prekshme qytetarëve se çfarë nuk do të shohin më pas miratimit të këti ligji në Divjakë, Nartë apo Kune - Vain apo çdo zonë tjetër e cilësuar e mbrojtur në Shqipëri.

Image

Nga bimërisa e larmishme te shpendët migratore dhe ato që kanë vendqëndrim të përhershëm këto laguna do t’ia lënë vendin resorteve të betonit dhe zhurmës e smogut të automjeteve.

Një ligj shkatërrimtar i miratuar nga një ‘tufë’ deputetësh të papërgjegjshëm për llogari të mafies.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco