Berisha: Rama ka gjetur një Alabar tjetër, një Xhevdet Çaner, për të copëtuar pasurinë përrallore të Divjakës

Berisha: Rama ka gjetur një Alabar tjetër, një Xhevdet Çaner, për të copëtuar pasurinë përrallore të Divjakës

19:40, 19/02/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në tubimin qytetar, ka folur edhe për aferën më të re korruptive që po i bëhet një tjetër pasurie të mbrojtur në vendin tonë, atij të parkut të Divjakës.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miqtë e mi, e njëjta gjë po ndodh me Divjakën.

A e keni marrë vesh ju se Edi Rama po çon nesër në parlament ligjin, që u heq autoritetin institucioneve për mbrojtjen e zonave dhe për t’ia vendosur mëlçitë, ujkut të pangopur në qafë.

Për t’ia vendosur mëlçitë Edi Ramës.

Do të marrë vetë tani Këshilli Kombëtar i Territorit, zonat e mbrojtura.

Ka gjetur një Alabar tjetër, një Xhevdet Çaner, për të copëtuar Divjakën, pasurinë përrallore, Karavastanë.

Miqtë e mi, beteja është e shenjtë. Po mbroni ju pasuritë tuaja personale, por po mbroni pasuritë e shqiptarëve, të europianëve, të mbarë botës.

Të dashur miq, Edi Rama duhet të japë hesap nesër sepse është zhytur në luksin e një sheiku, në luksin e një sulltani, kur shqiptarët rrezikojnë kokat në gomone, u fluturon sipër me avionin privat plot drogë dhe narko-euro, që i çon ku i çon.

Prandaj dhe nuk pranon komisione hetimore, në një kohë kur një familje shqiptare nuk ngopet dot, një familje shqiptare numëron qindarkat, në një kohë kur pensionistët nuk marrin dot ilaçet.

Ftoj çdo shqiptar t’i shtrojë vetes pyetjen sonte, çfarë do ishte Shqipëria nëse nuk do ishim vjedhur këto miliarda nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale?

Sa shqiptarë do kishin refuzuar gomonet?

Sa pensionistë do ishin të gjallë ems nesh se do kishin siguruar ilaçet?

Sa familje do kishin siguruar minimalisht një jetë dinjitoze.

Cilido që ka vuajtur këto në kurriz, është i thirrur me 20 shkurt është shansi për të kërkuar atë që i është vjedhur. O sot, o kurrë, të gjithë së bashku në Tiranë.

Edi Raama është një rrezik i madh për arsimin, ka shkatërruar shkollat me militantët e partisë. Ka përmbysur cilësinë e arsimit.

Shkatërroi sistemin e shëndetësisë dhe çdo shqiptar për kujdes shëndetësor duhet të apguajë dy herë më shumë se ç’paguante në vitin 2013. Duhet të paguajë nga xhepi 60 përqind të të gjitha shpenzimeve. Shumë prej tyre e paguajnë me jetën e tyre pamundësinë e mjekimit.

Është koha me 20 shkurt, të bashkohemi të gjithë për t’i dhënë atë që meriton kësaj të keqe të madhe, që e ka emrin Rilindje, që drejtohet nga Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco