Çollaku: 20 shkurti '91 është kujtesë për 20 shkurtin 2024

Çollaku: 20 shkurti '91 është kujtesë për 20 shkurtin 2024

19:30, 19/02/2024
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku

Të mbështesësh Edi Ramën je duke bërë karshillek drejtësisë, në të cilën ai ka futur duart rrënuese .

Të mbështesësh drejtësinë, duhet të inkurajosh hetimin e Edi Ramës, për krime të shumta, ende i pandodhur. Dosjet shokuese qeveritare ende e trembin drejtësinë deri më sot..

Të mbështesësh Ramën dhe drejtësinë njëherësh, nga e njëjta sallë, sa u tha se ndodhi në vizitën “Blinken” është një llotari e madhe amerikane, pa asnjë numër fitues.

Unë si shtresë të përndjekurish nuk kuptoj një absurd të sotëm të drejtësisë. Nuk e besoj se ka rrëshkitur nga rastësia, padijenia e keqinformimi i Superfuqisë së Demokracisë, SHBA-së. Eshtë ekuacion me çudira të panjohura.

Në dosjen e xhaxhait tim të ndjerë, Faikut, një burrë i ditur e fort-lexuar, të arrestuar e dënuar nga vitet 60-të, sundon ndër të tjera akuza, si dëgjues e përhapës i propogandës imperialiste të Zërit të Amerikës e Radio Vatikanit. Hetues, prokurorë e gjyqtarë aso kohe zelltarë të Sigurimit të Shtetit, që të torturonin gjithë dëshirë, e shtrydhnin gjak nga rebelët e regjimit. Po po, një pjesë e të cilëve janë sot në sistemin e drejtësisië së re, të resë fare, asaj të reformuarës taze, me mbështetje të pakursyer financiare e infrastrukturore amerikane dhe evropiane. Ata që masakronin elitën e vendit kundër armikut amerikan, sot të heqin skalpin për “mikun” amerikan. Sikur nuk kishte 200 burra e gra të zot e të papistë nga e shkuara Ata që mbajnë ende Stalinin si foto nëpër banesa, zgërdhihen në 2024-ën, krah partnerëve amerikanë. Kur sheh lavdet amerikane të sekretarit

Blinken, ndaj shkombëtarizuesve të Shqipërisë, leninistëve enverianë, në varrin modern të diktatorit, mbetesh i trullosur pa gjetur xhevap .
Nishane kiameti

“Imperialistët” amerikanë në këtë vend të bukur Shqipëri, por të harruar nga Zoti, kanë lënë të lirë një keqbërës si Edi Rama, me trashëgimi të thekur moskovite, të shpërndajë racione skllavërie, e bëjë përshesh demokracinë. Rreth tij është një “rusi” e vogël dhe e egër shërbyese. Mjetet ekstrademokratike, sot janë truprojat e domosdoshme të shpëtimit të vetëm të demokracisë..

20 shkurti 91 është kujtesë për 20 shkurtin 2024..
Zoti e Bekoftë Amerikën bashkë me Shqipërinë
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco