Ministri i qeverisë së inceneratorëve zbulon ‘malin’ me mbeturina në Llogara

Ministri i qeverisë së inceneratorëve zbulon ‘malin’ me mbeturina në Llogara

18:42, 19/02/2024
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shpërndarë një video ku duken një “mal” mbeturinash në Parkun e Llogarasë.

Taulant Balla, vërteton çdo ditë e më shumë llagapin që përdoret për të si ‘ministri i bandave’, pasi Policia e drejtuar prej tij nuk arrin kurrë të kapë kriminelët e bandat, por rend të zbulojë “malet” me mbeturina qosheve të Shqipërisë.

Dhe Taulanti kalon nga roli i ministrit të Brendshëm, në atë të ministrit të Mjedisit, duke bërë propagandë në rrjetet sociale për ndjeshmëri ndaj mjedisit.

Ndjeshmëri kjo e një anëtari të kabinetit që ka vjedhur miliona euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë, ndryshe ajo quhet vjedhja e shekullit.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla e quajti hedhjen e mbeturinave një akt barbar kundër mjedisit dhe turizmit, ndërsa ka deklaruar se Policia e Shtetit ka proceduar penalisht tre persona mbi ngjarjen., thotë Balla. Postimi është aq qesharak dhe propagandistik sa edhe vetë ministri në fjalë, pasi kuptohet lehtë që mbeturinat aty mund të jenë hedhur nga më shumë se tre presona, nga kalimtarë, nga biznese të shumta. 

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

#ShqipëriEPastër☀️🚯🇦🇱

👮👮‍♀️🚔 Policia e Shtetit po kryen detyrat e veta për ta mbrojtur mjedisin. Hedhja e mbetjeve si në videon më poshtë👇🫣 në Parkun e Llogarasë është një akt barbar kundër mjedisit dhe turizmit. Policia e Shtetit ka proceduar penalisht tre persona, administratorë të njësive trgëtare të zonë. Ju lutem na ndihmoni t’i denoncojmë këto raste dhe t’i tregojmë shkelësve se penalitetet janë të rënda.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fb.taulant%2Fvideos%2F865575365367656%2F&show_text=false&width=476&t=0

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco