SYRI TV/ E përmendur disa herë në dosjen e Inceneratorëve, Thoma u pyet si person nën hetim nga SPAK

18:10, 19/02/2024
A+ Aa A-

Ish-drejtoresha Juridike e Ministrisë së Mjedisit Alba Thoma, mbërriti të hënën në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar me avokatin e saj.

Burime konfirmojnë se ajo është pyetur si person nën hetim për inceneratorin e Tiranës, teksa emri i saj është ndër më të lakuarit në dosje.

SYRI TV

E shoqëruar nga avokati i saj, Alba Thoma, ish-Drejtoresha Juridike e Ministrisë së Mjedisit është paraqitur të hënën e 19 shkurtit në Prokurorinë e Posaçme.

Burime bëjnë me dije se Thoma ka dhënë sqarime si person nën hetim për inceneratorin e Tiranës, teksa emri i saj rezulton mes 15 zyrtarëve të lartë për të cilët SPAK ka lëshuar Dhjetorin e kaluar urdhër-arreste apo masa sigurie në lidhje me procedurat e ndjekura.

Më 8 dhjetor ndaj Alba Thomës është ekzekutuar urdhëri i gjykatës për masën e arrestit në Shtëpi, teksa përkatësisht u ekzekutuan 2 masa arresti në burg shtesë për Lefter Kokën e Alqi Bllakon që ndodhen prapa hekurave prej kohësh, 4 masa arresti në burg për zyrtarë të tjerë mes të cilëve drejtorin e Bashkisë Tiranë Taulant Tushen, të cilat u ekzekutuan, 3 masa të tjera nuk u ekzekutuan dot pasi nuk janë gjetur ende dhe bëhet fjalë për Mirel Mërtirin, Klodian Zoton e Erjon Muratajn, ndërsa bashkë me Alba Thomën në arrest shtëpie u lanë edhe 5 shtetas të tjerë.

Emri i Thomës është ndër më të lakuarit në dosjen e inceneratorëve por edhe në atë në ngarkim të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

TITULL: Urdhër arreste të ekzekutuara në burg:

- Lefter Koka .

- Albi Ballko

TITULL: Të arrestuar

- Bledar Karoli

- Taulant Tusha

- Naim Simixhiu

- Jetmir Llapaj

TITULL: Në kërkim:  

- Mirel Mërtiri

- Klodian Zoto

- Erjon Murataj

TITULL: Në 'Arrest shtëpie':

- Alba Thoma

- Valbona Ballgjini

- Sidita Kopliku

- Etleva Kondi

- Silena Tola

- Pëllumb Abeshi (ndryshuar më vonë në “Arrest në burg”)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco