SYRI TV/ Protestë për mohimin e të drejtave në 20 shkurt, Noka: Qytetarët do i përgjigjen keq qeverisjes

18:06, 19/02/2024
A+ Aa A-

Në 20 shkurt  në orën 17:30, opozita zhvillon protestën Kombëtare në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Kjo protestë e cila mbahet ditën e rënies së bustit të diktatorit Enver Hoxha, vjen pasi opozitës i janë mohuar të drejtat kushtetuese nga ana e mazhorancës.

Një ditë para protestës, përfaqësues të Partisë Demokratike iu bën thirrje qytetarëve që të bashkohen të shtunën në orën 17:30 përballë Kryeministrisë së bashku me familjet dhe fëmijët e tyre.  

Thirrjes për protestë i janë bashkuar edhe organizata të shoqërisë civile por edhe fermerët që prej kohësh protestojnë kundër braktisjes së bujqësisë.  

SYRI TV

Opozita zhvillon ne 20 shkurt  në orën 17:30 protestën Kombëtare në Bulevardin Dëshmorët e Kombëtit.

Kjo protestë vjen pasi deputetët e opozitës prej tetorit të vitit të shkuar protestojnë në Parlament për të drejtat e tyre Kushtetuese, të cilat i janë mohuar nga mazhoranca socialiste. Gjatë këtyre ditëve deputetët demokrat pasi formalizuan bashkimin e tyre, kanë zhvilluar takime intensive duke mobilizuar edhe strukturat për një pjesmarrje të madhe në protestën e 20 shkurtit, ditë në të cilën në vitin 1991 mijëra qytetarë rrëzuan edhe bustin e diktatorit Enver Hoxha.

Thirrjes për protestë i janë bashkuar dhe organizatat e Shoqërisë Civile si dhe fermerët që janë braktisur nga ana e mazhorancës socialiste.

Një ditë para protestë, Sekretari i Përgjithshëm selisë blu Flamur Noka, u shpreh se qytetarët do i japin përgjigje keqqeverisjes së Edi Ramës.

Deputetja Zheni Gjergji deklaroi se shkatërrimi i shëndetësisë nga qeveria, është një tjetër arsye se pse të marten  qytetarët duhet të protestojnë.

Edhe kreu i degës së Partisë Demokratike në Vlorë, Ardit Hoxha renditi disa nga problematikat që përballen çdo ditë qytetarët. 

Një ditë më parë kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi iu bëri thirrje qytetarëve  që të marrin pjesë së bashku me fëmijet në protestë, pasi do të jetë  paqësore.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco