VIDEO/ Dorian Teliti: Protesta e nesërme është e qytetarëve, do e shprehin ata vetë mosbindjen civile

18:02, 19/02/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, duke folur për protestën e nesërme të thirrur nga Partia Demokratike, është shprehur se, pritet të ketë një pjesëmarrje të madhe.

Duke folur në ‘Taks Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Teliti u shpreh se protesta është e drejtuar nga opozita, por do të jetë një protestë e qytetarëve.

‘Protesta e nesërme është e drejtuar nga opozita, por është protestë e qytetarëve. Qytetarët më çdo mjet demokratik të mosbindjes civile të shprehin revoltën e tyre brenda kufizimeve të demokracisë.

Është një ekip i ngushtë që merret me organizimin.

Pritshmëritë janë që nesër do të jetë protesta e protestave. Pritshmëria që kanë njerëzit tek opozita për të shpalosur mllefin e tyre prej 11 vitesh, për të shpalosur mllefin e tyre se janë shtypur, rrënuar, syrgjynosur, burgosur, i janë larguar fëmijët nga vendi.

Dilni në protestë nesër për ata fëmijë që i ke thënë ik nga Shqipëria, të cilin e nuk e prek dot.

Kur mazhoranca qeverisëse arrin dhe lexon ligjin sipas mënyrës së vet, arrin deri në kufirin që arreston dhe i kufizon lirinë kryeopozitarit, imagjino se çfarë mund të bëjë me njerëzit e thjeshtë’, u shpreh Dorian Teliti në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco