Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Berisha: Ne duhet të votojmë të lirë dhe qytetarët të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë që duan. Ai që prek votën duhet të marrë atë që meriton

Berisha: Ne duhet të votojmë të lirë dhe qytetarët të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë që duan. Ai që prek votën duhet të marrë atë që meriton

19:30, 18/02/2024
A+ Aa A-

Kryetari i PD, dhe opozitës së bashkuar, Sali Berisha në  protestën e mbajtur kundër arrestimit politik të tij është shprehur se do qytetar që varfërohet, që i shkatërrohet vendi i punës, që i ikin fëmijët nga vendi për shkak të pamundësisë ekonomike, varfërisë, skamjes, sepse vidhet, vidhet dhe vetëm vidhet nga qeveritarët, pret që drejtësia ta mbrojë.

Fjala:

Një lloj si në diktaturë ka vendosur nën kontroll të plotë dhe total, atë që e quajtën drejtësi të re, drejtësinë e krimit, drejtësinë e turpit, shëmtimë më të madhe, monstrën më të madhe pas rilindjes, që ka krijuar rilindja.

Drejtësinë që e kontrollon në çdo qelizë, Edi Rama.

Ka vetëm një rrugë, revolta popullore, revolta qytetare.

Të ju pyes unë ju?

A nuk i kapëm hajdutët me presh në dorë, duke vjedhur vota në dosjen 339-184. A nuk po flisnin banditët për vjedhje votash, a nuk po jepnin urdhër për vjedhje votash, nga Edi Rama tek Vangjush Dako.

Më thoni, a ekziston një akuzë nga skapi i partisë për këta kriminelë elektoralë?

Atëherë çfarë mbetet për ne?

Mbetet revolta, revolta, revolta dhe vetëm revolta.

Ose ne duhet të votojmë të lirë dhe qytetarët të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë që duan, ose duhet të jemi të gatshëm për çdo sakrificë. Ai që prek votën duhet të marrë atë që meriton.

Çdo qytetar që varfërohet, që i shkatërrohet vendi i punës, që i ikin fëmijët nga vendi për shkak të pamundësisë ekonomike, varfërisë, skamjes, sepse vidhet, vidhet dhe vetëm vidhet nga qeveritarët, pret që drejtësia ta mbrojë.

Po çfarë ndodh?

Drejtësia e kontrolluar nga Edi Rama, merr llokmat dhe bën drejtësi me porosi, për atë që i thotë dhe atë që don.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco